LAJMI I FUNDIT:

Osmani-Gërvalla: Nevojitet intensifikim i realizimit të projekteve infrastrukturore

Osmani-Gërvalla: Nevojitet intensifikim i realizimit të projekteve infrastrukturore

Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, në margjinat e takimit të Ministrave të Punëve të Jashtme, në kuadër të Procesit të Berlinit realizoi takim me zv. ministren dhe ministren Punëve të Jashtme dhe të Diasporës së Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla-Schwartz, njoftojnë nga MPJ.

Gjatë bisedimeve, theksojnë nga MPJ, u konfirmuan marrëdhëniet e ngushta dhe bashkëpunimi mes dy vendeve, si dhe përkushtimi për mbrojtjen dhe kultivimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore.

“U konstatua se pavarësisht treguesve shumë të mirë të bashkëpunimit ekonomik, ekzistojnë mundësi dhe kapacitete të pashfrytëzuara për zhvillimin e mëtejshëm të dy vendeve dhe rajonit në tërësi, duke ngritur kështu standardin e qytetarëve. U nënvizua veçanërisht domosdoshmëria e intensifikimit të bashkëpunimit në realizimin e projekteve të lidhjes së infrastrukturës, por edhe në fusha të tjera, si turizmi, kultura dhe arsimi”, thuhet në njoftimin e MPJ-së./Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Kronika e Zezë
​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

Lajme

"Policë evropianë që vijnë të veshur si paramilitarë, si hajdutë, si bandita", Behrami kritikon përcjellësit e Thaçit

Lajme
Kalo në kategori