Para mijëra qytetarëve në Gjilan, në tubimin përmbyllës të fushatës së LDK-së, kandidatja për kryeministre, Vjosa Osmani tha të premten se Kosova ka vendosur ta lidhë fatin e vet politik me LDK-në, prandaj me fitoren në zgjedhje, të hënën të gjithë qytetarët e Kosovës do të zgjohen të lirë dhe të barabartë në shtetin që ata meritojnë.
“Së bashku do ta bëjmë shtetin tonë të lirë dhe të barabartë për të gjithë, një shtet të zhvilluar ekonomikisht, ku fëmijët, të rinjtë, prindërit dhe të moshuarit e gjejnë perspektivën e tyre, në një shtet që është pjesë e familjes euroatlantike”, tha Osmani.
Sipas njoftimit për media, duke folur për fushatën zgjedhore ajo tha se gjatë tubimeve në të gjitha qytetet e Kosovës, ka vërejtur një mobilizim të madh dhe rilindje të frymës rugoviane, asaj fryme qytetare dhe atdhetare.
Nënkryetarja e partisë dhe kandidatja e LDK-së për kryeministre, Vjosa Osmani, tha se qytetarët janë të lodhur nga mungesa e lirë, pabarazia dhe mungesa e përkrahjes.
“Të gjithë qytetarët janë për rikthimin e shpresës, prandaj me fitoren në zgjedhje, tash e tutje do t’ju udhëheqin njerëz me duar të pastra që nuk dorëzohen kurrë para sfidave”, shtoi Vjosa Osmani.
Ajo pohoi se ka takuar nëna, të cilat i kanë kërkuar perspektivë për fëmijët e tyre.
“Kam parë të rinj që kanë hezitime për të vazhduar jetën në Kosovë. Kam parë bujq të dëshpëruar që dikush tjetër është pasuruar në emër të tyre. Kam takuar punëtorë që punojnë 12 orë dhe shtatë ditë në javë pa pushim. Kam parë ndërmarrës që janë në hall nga ata që ju kërkojnë përqindje. Për të gjithë këta shpresa e vetme është fitorja e LDK-së në zgjedhje dhe jetësimi i programit nga njerëz me duar të pastra që e duan me të vërtetë shtetin e tyre”, tha Vjosa Osmani./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëÇfarë është La Niña, a do të ndryshojë motin e Evropës dhe a do të sjellë probleme?
I tha se Eglit i shkëlqenin sytë më shumë për të, Gjesti i drejtohet Aldos: A po sheh që ta dridhi, ua kam mbaruar kulaçin
Një ditë para finales së Big Brother - Alaudin Hamiti jep disa informacione për publikun
Denisa Kele për kriptovalutën "Trump”: Bleva pak, kishte 10 milionë kërkesa në sekondë
Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë
'Dora e hekurt' e Florentino Perez: Vë në shitje tre top lojtarë të Real Madridit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Çfarë është La Niña, a do të ndryshojë motin e Evropës dhe a do të sjellë probleme?
Eskalon deri në prekje fizike debati mes Gjestit dhe Loredanës për cigaret në BBVA
Një ditë para finales së Big Brother - Alaudin Hamiti jep disa informacione për publikun
I tha se Eglit i shkëlqenin sytë më shumë për të, Gjesti i drejtohet Aldos: A po sheh që ta dridhi, ua kam mbaruar kulaçin
Denisa Kele për kriptovalutën "Trump”: Bleva pak, kishte 10 milionë kërkesa në sekondë
Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë