Osmani dhe Plenkoviq udhëheqin diskutimin evropian për migracionin dhe fuqizimin e të rinjve

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka bërë të ditur se Kosova dhe Kroacia kanë udhëhequr dje diskutimin e nivelit më të lartë evropian lidhur me sfidat e migracionit, mobilitetin dhe fuqizimin e të rinjve.
Në një tryezë të liderëve të titulluar “Një Evropë e hapur me kufij të sigurt”, të bashkëkryesuar me Kryeministrin e Kroacisë, Andrej Plenkoviq, u theksua rëndësia e bashkëpunimit rajonal dhe evropian përballë sfidave të përbashkëta.
“Sfidat ndryshonin nga shteti në shtet, por një gjë ishte e qartë – përkushtimi për garantim të sigurisë dhe sundim të ligjit mbeten kyç për politika të duhura dhe zgjidhje afatgjata,” ka shkruar Presidentja Osmani në një postim publik./Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals









































