Në një ceremoni solemne, presidentja e Kosovës Vjosa Osmani është nderuar me Çmimin “M100 Media Award” në Potsdam të Gjermanisë, duke u bërë kështu liderja e parë nga Ballkani që nderohet me këtë çmim për përkushtimin e saj ndaj vlerave euroatlantike.
Presidentja Vjosa Osmani në një fjalim emocional ka thënë se populli i Kosovës do të jetë gjithmonë kampion i demokracisë dhe do të punojnë që gjeneratat e ardhshme të kenë një jetë më të mirë.
“Ne qëndrojmë për lirinë, për dinjitetin, për premtimin e një bote ku fuqia e një vendi nuk varet nga madhësia e tij, por nga aftësia e tij për të qëndruar në anën e duhur të historisë dhe për të mbrojtur demokracinë”, tha Osmani.
“Sa më shumë e mendoj, aq më shumë bindem se ky çmim nuk është vetëm për mua; ka të bëjë me atë që unë përfaqësoj. Unë përfaqësoj një popull që ka luftuar – dhe që vazhdon të luftojë me vendosmëri të palëkundur për të mbrojtur liritë tona të fituara me vështirësi. Unë përfaqësoj një Republikë që është bërë një shembull i ndritshëm i asaj që demokracia mund të arrijë. Dhe kjo më bën thellësisht krenare”.
“Në këtë frymë, këtë çmim ua dedikoj atyre që erdhën përpara nesh: qytetarëve dinjitoz, punëtorë të vendit tim; si dhe atyre që do ta çojnë fanarin përpara për një të nesërme më të ndritshme dhe më shpresëdhënëse”, ka thënë Osmani.
Ajo ka vlerësuar edhe rolin e Gjermanisë gjatë luftës në Kosovë.
“Në këtë përpjekje, vlera e aleatëve dhe partnerëve tanë më të afërt është e domosdoshme. Kosova e ka mësuar nga dora e parë fuqinë transformuese dhe ekzistenciale të aleancave të forta. Ne jemi ata që jemi sot, sepse në vitin 1999, Gjermania, së bashku me aleatët e tjerë të NATO-s, u mblodhën në mbështetje të luftës sonë çlirimtare për t’i dhënë fund regjimit gjenocidal të Millosheviqit. Më 24 mars 1999, avionët e Bundeswehr-it iu bashkuan fushatës ajrore të NATO-s për të ndalur vuajtjet dhe shkatërrimet që po shpaloseshin atëherë në Kosovë”.
“Ministër Scharping, çfarë tjetër mund të përshkruajë më mirë atë që po kalonim atëherë fjalët në librin tuaj: “Wir dürfen nicht vergessen” (vir dyrfen niht fergesen) (“Ne nuk duhet të harrojmë”). Dhe ne nuk do ta bëjmë kurrë. Ne do të kujtojmë gjithmonë, sepse si nuk mundemi? Si nuk mundemi? Ne jemi një brez fëmijësh që u rritëm në një sistem të ngjashëm aparteidi që vazhdoi të shndërrohej në një luftë gjenocidale kundër ekzistencës sonë. Pra, ai vendim në vitin 1999 shënoi me të vërtetë një pikë kthese vendimtare në politikën e jashtme të Gjermanisë dhe në historinë e vetë Aleancës së Atlantikut të Veriut”, ka thënë Osmani, transmeton KP.
Ajo ka falënderuar Gjermaninë për praninë e trupave të saja në kuadër të KFOR-it si pjesë e misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, teksa ka folur edhe mbi ambiciet e Kosovës për aderim në të ardhmen në Bashkimin Evropian dhe NATO.
Ndryshe, nominimi i Osmanit është bërë nga juria e Forumit. Ky çmimi u jepet personaliteteve që janë të përkushtuara për forcimin e demokracisë, sundimin e ligjit, të drejtave të njeriut dhe vlerave evropiane.
Laureat i këtij çmimi për 2024 është edhe kryeministri i Polonisë, Donald Tusk, teksa në garë për këtë titull kanë qenë edhe personalitete të ndryshme evropiane, përfshirë presidentë dhe kryeministra.
Ndryshe, deri më tash me këtë çmim janë nderuar edhe personalitet tjera të njohura botëror si Hans-Dietrich Genscher, Bernard Kouchner, Mario Draghi, Vitali Klitschko, Alexei Nawalny, populli ukrainas dhe Lëvizja për Lirinë e Jetës së Grave Iraniane.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPolicia e Kosovës demanton mediat serbe
Dy të plagosur nga të shtënat me armë zjarri në Prishtinë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Minimi i masave shkëmbore, të shtunën do të ndërpritet qarkullimi i veturave në udhëkryqin e Gjakovës në Klinë
Ish-gjyqtarja e Kushtetueses, Mushkolaj: Serbia me ngulm e ka penguar Asociacionin
Arrestohet njëri nga dy të dyshuarit, për plagosjen e dy personave në Prishtinë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Shfaqen pamjet e para të sulmeve me raketa britanike në Rusi
Shpërthen TikTok-u, Sara Kolami ia konfirmon Drilonit pëlqimin për të
Pyetet për rezervat shtetërore, ministrja Hajdari i thotë gazetarit "Mbylle këtë temë", Vishaj: "Kur e mbylli, vendosi unë"
"Vetëm me Kosovën jo" - kapiteni i Rumanisë nuk do më përballje me Dardanët
Franco Foda në skaner për Ligën e Kombeve: Çfarë ndryshoi, sa lojtarë luajtën, kush debutoi dhe ku gaboi te Kosova
Hoxha për debatin Peci - Pacolli: Ministrat paguhen për të dhënë llogari, përmendja e hetimit për vrasje, e papranueshme