LAJMI I FUNDIT:

​Osmani bisedon me drejtuesit agjencisë qeveritare amerikane, MCC

​Osmani bisedon me drejtuesit agjencisë qeveritare amerikane, MCC

Presidentja Vjosa Osmani bisedoi me Mahmoud Bah, ushtrues detyre i kryeshefit ekzekutiv, dhe Alexia Latortue, zëvendës kryeshefe ekzekutive e Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC), të cilët e uruan atë për zgjedhjen si Presidente e Kosovës dhe shprehën gatishmërinë për të shtuar bashkëpunimin dhe mbështetjen për Kosovën.

Sipas komunikatës nga Presidenca, Osmani potencoi se bashkëpunimi me agjencitë shtetërore amerikane si Korporata e Sfidave të Mijëvjeçarit është dëshmi e orientimit strategjik të Republikës së Kosovës për raporte të veçanta me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Presidentja Osmani theksoi se prioritete të institucioneve të Kosovës janë reformat në shuma fusha të qeverisjes që do të mundësojnë krijimin e vendeve të reja të punës dhe sundimin e ligjit.


Drejtuesit e Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit, Bah dhe Latortue, nënvizuan rëndësinë e vazhdimit të bashkëpunimit mes institucioneve të Kosovës dhe MCC për realizimin e programeve që kontribuojnë në tranzicionin energjetik drejt burimeve të pastra energjetike. Në këtë drejtim, Presidentja Osmani theksoi se njëri ndër prioritet kryesore te saj është adresimi i çështjeve mjedisore dhe energjetike ne mënyrë që Kosova të jetë pjesë e agjendës globale mjedisore dhe luftimit të ndryshimeve klimatike.

Presidentja Osmani dhe drejtuesit e agjencisë qeveritare amerikane, Korporata e Sfidave të Mijëvjeçarit, u pajtuan që të shtojnë bashkëpunimin gjatë këtij viti drejt finalizimit të programit të ri disavjeçarë të MCC të mbështetjes për Kosovën. Programi i deritanishëm i MCC ka ndihmuar Kosovën në dy fusha të rëndësishme të rritjes ekonomike dhe zvogëlimit te varfërisë përmes realizimit të projekteve për furnizim të qëndrueshëm me energji elektrike dhe promovimit të qeverisjes transparente dhe llogaridhënëse.

Në trend Lajme

Më shumë
Numërohen 99.68 për qind, këto janë votat për partitë politike

Numërohen 99.68 për qind, këto janë votat për partitë politike

Lajme
Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi

Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi

Lajme
​Arrestohet një 62-vjeçar për vrasje në Skenderaj

​Arrestohet një 62-vjeçar për vrasje në Skenderaj

Kronika e Zezë
Derisa po numërohen votat, reagon Abdixhiku: Po, LDK do ta arrijë rreth 20 për qind

Derisa po numërohen votat, reagon Abdixhiku: Po, LDK do ta arrijë rreth 20 për qind

Politikë
Problemet teknike, nis rinumërimi i të gjitha kutive të votimit

Problemet teknike, nis rinumërimi i të gjitha kutive të votimit

Lajme
Arrestimi i Veliajt me urdhër të SPAK, reagon delegacioni i BE në Tiranë

Arrestimi i Veliajt me urdhër të SPAK, reagon delegacioni i BE në Tiranë

Lajme
Kalo në kategori