Presidentja e vendit, Vjosa Osmani kërkoi nga të gjitha institucionet në Kosovë që të kenë prioritet barazinë gjinore. Sipas saj, sa më shumë që ka barazi gjinore aq më efektive është lufta kundër korrupsionit.
Në tryezën e organizuar nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), ku u publikua raporti “Dimensioni gjinor i korrupsionit”, Osmani tha tha se barazia gjinore mbetet ende sfidë në Kosovë.
Ajo theksoi se në bazë të indekseve globale, shtetet më të fuqishme në luftën kundër korrupsionit janë ato që kanë siguruar barazinë gjinore.
“Kosova është një shtet që po ecë me hapa të rëndësishëm drejt stabilitetit dhe zhvillimit, por siç e dimë ende mbeten sfida të shumta. Pabarazia gjinore në çdo sektor është një prej tyre. Mendoj se kjo duhet të shndërrohet në një prej prioriteteve kryesore të të gjitha hallkave të institucioneve tona në mënyrë që të ndërtojmë institucione më të forta, të rritet besimi në këto institucione. Rrjedhimisht sa më shumë që kemi barazi gjinore aq më efektive është edhe lufta kundër korrupsionit…
Barazia gjinore në çdo institucion ka rezultuar me rritje të transparencës dhe rritje të besimit qytetarë dhe rritje të kualitetit të punës dhe me gjithëpërfshirje. Kjo është një prej parimeve bazike të arritjeve të sukseseve…Indekset globale tregojnë se në krye të listës së shteteve që janë të suksesshme për luftën kundër korrupsionit janë pikërisht shtetet që kanë arritur barazi gjinore. Flasim edhe për shtetet që kanë sistem të fortë arsimor e shumëçka tjetër”, tha ajo.
Pjesë e tryezës ishte edhe drejtoresha e Byrosë për Çështje të Narkotikëve Ndërkombëtarë dhe Zbatimit të Ligjit (INL), Tamra Greig, e cila tha se barazia gjinore është një rrugë strategjike për riformuar sistemin politik, ekonomik dhe social.
Sipas saj, korrupsioni është një sfidë globale që e përjeton çdo vend, andaj kërkohet një zgjidhje më e përshtatshme.
“Nuk ka të bëjë vetëm me drejtësinë ose përfaqësimin, por është më shumë se ajo. Është një rrugë strategjike për të riformuar sistemet politike, ekonomike dhe sociale për një integritet më të madh. Ne e dimë se duhet të vazhdojmë t’u ofrojmë mjete kampionëve tanë kundër korrupsionit për të kundërshtuar këtë lojë në të gjitha nivelet që kemi mësuar se korrupsioni është një sfidë globale ndërsektoriale që çdo vend e përjeton atë në mënyra të ndryshme dhe prandaj kërkon një zgjidhje të përshtatshme”, theksoi Greig.
Në anën tjetër, Arrita Rezniqi, menaxhere e programit në IKD, tha se në bazë të studimeve sa më shumë që ka gra në pushtet aq më pak ka korrupsion.
Ajo prezantoi edhe analizën ku sipas saj rezulton se pozitat udhëheqëse në vend janë të dominuara nga burrat.
“Sa më shumë që ka gra në pushtet aq më pak ka korrupsion. Kjo ka bërë realisht që integrimi i perspektivës gjinore me u diskutu çdo herë e më tepër si një mjet për me luftu korrupsionin në tërësi. Në përgjithësi është një qasje që shoqëritë me sa më shumë që kanë barazi gjinore, kanë institucione të forta, por të njëjtën kohë kanë më pak tolerancë ndaj praktikave korruptive…Në tri qeveritë e fundit [në pozita të zëvendëskryeministrit dhe ministrave] kanë qenë 38 burra dhe vetëm 15 gra. Kur flasim në anën tjetër për ata që vendosin drejtësi, fatkeqësisht nuk qëndron më mirë se këto që i prezantuam tash. Këshilli Gjyqësor i Kosovës, Këshilli Prokurorial i Kosovës, Gjykata Supreme, Oda e Avokatëve të Kosovës të gjitha udhëhiqen prej burrave”, deklaroi ajo.
Organizimi i kësaj tryeze u bë në kuadër të shënimit të Javës kundër korrupsionit në Kosovë. /KP/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore
"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri
Mot i vranët, në viset e ulëta riga shiu
Arjon Hasaj pranon vrasjen e Ramazan Matajt: Kishte 6 vite lidhje me motrën tonë, i prishi dy martesa
Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025