LAJMI I FUNDIT:

Osmani: Ballkani Perëndimor ka pritshmëri të mëdha nga Bashkimi Evropian

Osmani: Ballkani Perëndimor ka pritshmëri të mëdha nga Bashkimi Evropian

Zv.kryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, mbajti takimin e parë zyrtar me ambasadoren e sapoemëruar të Portugalisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, me seli në Beograd, Marija Virzhinja Mendes da Silva Pina.

Duke ia uruar ambasadores, Osmani shprehu shpresën se përvoja diplomatike por edhe angazhimi personal do te jep kontribut të rëndësishëm në thellimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.

Tema qendrore e takimit ishin sfidat lidhur me integrimet evropiane të Republikës së Maqedonisë së Veriut, në prag të Samitit të BE-së në mars, në drejtim të hapjes eventuale të negociatave me BE-në para Samitit të majit përkushtuar Ballkanit Perëndimor.


“Ne jemi të gatshëm për hapjen e negociatave, shpresoj se Bashkimi Evropian do të krijojë kushte të nevojshme për vazhdimin e procesit të zgjerimit me vendet e Ballkanit Perëndimor”, theksoi Osmani, duke potencuar në sinjalet pozitive të cilët vijnë nga Komisioni Evropian dhe nga vendet-anëtare lidhur me metodologjinë për zgjerim.

Osmani iu falënderua për mbështetjen e deritanishme nga ana e Portugalisë të cilët sipas tij, qartë u shprehën përmes ratifikimit të Protokollit të NATO-s, si dhe në mbështetjen e vendit në Samitet e ardhshme.

Në fund të takimit, bashkëbiseduesit shprehën kënaqësi nga marrëdhëniet e ndërsjella miqësore dhe shprehën gatishmëri për forcimin e bashkëpunimit të ndërsjellë në të gjitha sferat e interesit të përbashkët.

Në trend Lajme

Më shumë
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Lajme

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Politikë
Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Politikë
Vetëvendosje ankohet në PZAP pasi u shpallën qindra fletëvotime të pavlefshme

Vetëvendosje ankohet në PZAP pasi u shpallën qindra fletëvotime të pavlefshme

Politikë
Ramabaja kërkon hetime: Strukturat e LDK-së në Gjermani kanë bërë “inxhiniering” të votave të diasporës

Ramabaja kërkon hetime: Strukturat e LDK-së në Gjermani kanë bërë “inxhiniering” të votave të diasporës

Politikë
AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

Lajme
Kalo në kategori