LAJMI I FUNDIT:

Osmani: Ahmeti i duhet edhe më tej partisë

Osmani: Ahmeti i duhet edhe më tej partisë

Para pak çastesh ka filluar mbledhja e kryesisë së BDI-së në Reçicë të Vogël, ku në diskutim e sipër është situata aktuale politike ne vend si dhe organizimi i brendshëm i partisë për organizimin e kongresit të radhës.

Në pjesën e parë të mbledhjes, sipas zëdhënësit Bujar Osmani, do te diskutohet mbi vetingun kryesisht, si propozim i BDI-së por edhe çështjet e euro-integrimeve të vendit dhe rrezikimi i tyre nga situata e fundit te krijuara ne shtet.

Osmani tha se me e rëndësishme do te jete pjesa e dyte, sepse, kongresi i radhës është tejet i rëndësishëm sepse do përcaktojë orientimin partiak për dy dekadat e ardhshme. I pyetur nëse edhe me tej partine do vazhdoje ta drejtoje Ali Ahmeti pasi shteti të behet pjesë e NATO-s, Osmani tha se këto çështje vendosen nga njerëzit dhe se Ahmeti i duhet edhe më tej partisë.


Osmani me tej ka komentuar edhe rikthimin e mundshëm te ish sekretarit gjeneral Hazbi Lika ne kongresin e radhës, me çrast Osmani tha se në kongres, secili ka te drejte të merr pjesë dhe te kandidoj për organet e caktuara të partisë.

“Fillojmë me këto mbledhjeje ku në pjesën e parë do të diskutohet për zhvillimet e fundit politike me akcent në temat kryesor të cilat ne i kemi si përcaktime strategjike ku në fokus do të jetë vetingun si koncept që ne e kemi propozuar kurse pjesa e dytë do të jetë organizimi i brendshëm partiak ku do të diskutohen përgatitje për kongresin e rregullt të BDI-së ku do te përcaktohen parimet e BDI-së në 20 vitet e ardhshme”-tha mes tjerash Osmani./alsat/

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Kronika e Zezë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Drejtësi
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Lajme
Kalo në kategori