Mbi 850 inspektime janë kryer nga Inspektorati Shëndetësor gjatë vitit 2021 në institucionet ku ofrohen shërbime për COVID-19.
Shaban Osmanaj, zëvendës i kryeinspektorit shëndetësor, i ftuar në “Kallxo Përnime” ka thënë se janë mbyllur mbi 50 laboratorë ku ka pasur dyshime se janë falsifikuar testet COVID-19.
Sipas Osmanajt në disa laboratorë ka pasur shkelje të tilla ku ka ekzistuar rezultati i testit, por që nuk ka qenë i regjistruar si pacient në regjistër.
“Inspektorati Shëndetësor ka marrë një sërë veprimesh, ka kryer inspektime në mbi 60 laboratorë privatë. Nga inspektimet ka rezultuar që kallëzimet kanë qenë të sakta. Janë ndërmarrë veprimet e nevojshme. Inspektimet janë kryer në bashkëpunim edhe me organet hetuese të krimeve ekonomike dhe inspektoratet tjera. Në 52 raste kemi gjetur qoftë rezultate të falsifikuara, qoftë kur është deklaruar se është kryer testi, por që në fakt nuk është kryer, qoftë mos deklarim të drejtë”, ka deklaruar Osmanaj.
Gjithashtu, ai në debat ka deklaruar se laboratorët janë mbyllur përkohësisht e po ashtu edhe janë shqiptuar gjoba.
“Në dhjetë laboratorë kemi gjetur shkeljet më flagrante, kur bashkëqytetarët kinse kanë kryer testet por që nuk kanë qenë të regjistruar, kanë qenë fiktive. Janë shqiptuar gjoba, është mbyllë institucione përkohësisht, mbi 50 janë mbyllë. Inspektorati mund t’i ndalojë përkohësisht veprimtarinë, por nuk ka kompetencë ta mbyllë institucionin”, ka shtuar më tej Osmanaj.
Sonte në emisionin “Kallxo Përnime” po transmetohet debati për testet COVID-19, dukurinë e falsifikimit të tyre si dhe mungesën e një sistemi digjital të regjistrimit të testeve.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Maqedoni, aksioni policor zbuloi blerje të dyshimta të mazutit përmes kontratave fiktive

“Bashkëpunimi i Shabanit e Qerimit për ta akuzuar UÇK-në për trafikim organesh”, flet Shukri Buja

Anëtarësimi i Kosovës dhe Bosnjës në NATO do të izolonte ndikimin e Serbisë dhe Rusisë në rajon

MPJD reagon pasi u anuluan disa fluturime Kosovë-Gjermani

Kosova mund të ndjekë një rrugë të re drejt NATO-s, QKSS propozon modelin KECI

Vizita e shefit të NATO-s si rikonfirmim për praninë e forcave evropiane në Kosovë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Kurti: Qeveria do të udhëhiqet nga LVV dhe unë

Pejani vendosi dy GPS në veturën e të dashurës dhe shpërndau fotografi denigruese në emër të saj – kërkohet paraburgim

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa