LAJMI I FUNDIT:

Osimhen thotë se asgjë nuk keni parë nga Kvaratskhelia

Osimhen thotë se asgjë nuk keni parë nga Kvaratskhelia

Victor Osimhen paralajmëron tifozët dhe kritikët e Napolit se Kvicha Kvaratskhelia është edhe më i mirë në stërvitje, pavarësisht se ka shënuar shtatë gola dhe tetë asistime.

Partenopei shënoi fitoren e 10-të radhazi në të gjitha garat pasi mposhti Bolognan 3-2, me Juan Jesus, Hirving Lozano dhe Osimhen në listën e realiztaorëve.

“Kjo është ajo që ne e quajmë shpirt ekipor. Filluam mirë, Bologna është një ekip i mirë, por na duheshin këto pikë”, deklaroi Osimhen për DAZN.


“Falënderime të mëdha për trajnerin për bisedën në pushimin mes pjesëve, ai na dha motivin për të dalë për këtë lojë. Jam i lumtur për këtë fitore”.

Kvaratskhelia ka qenë një zbulim në këtë sezon dhe ka dhënë asistimin për golin e Osimhen këtë mbrëmje, si dhe ishte i përfshirë në golin e Hirving Lozanos.

Midis Serie A dhe Ligës së Kampionëve, 21-vjeçari ndërkombëtar nga Gjeorgjia tani ka kontribuar me shtatë gola dhe tetë asistime në vetëm 14 paraqitje.

“Jam shumë i lumtur për të, ai meriton gjithçka që po merr tani. Ai sapo ka filluar, ju djema nuk keni parë asgjë akoma. Besoj se ai ka cilësinë për të na bërë të ëndërrojmë këtë sezon, ai ka besim të madh dhe ne jemi këtu për ta ndihmuar atë. Ju mund të shihni se ai ka qenë vendimtar për ne”.

“Pra, a do të thotë kjo që Kvaradona është edhe më i mirë në stërvitje? Unë mendoj se ju nuk keni parë asgjë ende”, ka shtuar më tej sulmuesi i Napolit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Trajneri që ka goditur në Ligën Premier është kandidat për stolin e Real Madridit, Perez e preferon para Alonsos

Trajneri që ka goditur në Ligën Premier është kandidat për stolin e Real Madridit, Perez e preferon para Alonsos

La Liga
Sa fitojnë gjyqtarët në Ligën e Kampionëve dhe Ligën e Evropës në këtë fazë

Sa fitojnë gjyqtarët në Ligën e Kampionëve dhe Ligën e Evropës në këtë fazë

Liga e Kampionëve

"U eliminuam për shkak të Theo Hernandez" - legjenda italiane e Milanit i ashpër me mbrojtësin që mori karton të kuq

Liga e Kampionëve
Davies shmang vazhdimet, Bayern Munich mes emocioneve dhe frikës kalon në mesin e 16 më të mirëve

Davies shmang vazhdimet, Bayern Munich mes emocioneve dhe frikës kalon në mesin e 16 më të mirëve

Liga e Kampionëve
Berat Gjimshiti flet pas eliminimit të Atalantas nga Liga e Kampionëve

Berat Gjimshiti flet pas eliminimit të Atalantas nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Ardon Jashari shkëlqen ndaj Atalantas në Ligën e Kampionëve, shpallet lojtari i ndeshjes

Ardon Jashari shkëlqen ndaj Atalantas në Ligën e Kampionëve, shpallet lojtari i ndeshjes

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori