Më 11 qershor, misioni i OSBE-së në Kosovë filloi me një varg panairesh të punësimit për komunitetin rom, ashkali dhe egjiptian të Kosovës në Pejë. Panairet e punësimit mëtojnë të shërbejnë si urë lidhëse mes punëdhënësve të mundshëm dhe punëkërkuesve, si edhe t’u mundësojnë pjesëtarëve të komuniteteve në fjalë të krijojnë kontakte për eksplorim të karrierave të ndryshme.
Gjatë këtyre panaireve, vizitorët mësojnë rreth perspektivave për zhvillim të karrierës dhe mundësive për punësim, praktikë me pagesë, grante e aftësim profesional drejtpërdrejt nga organizatat dhe kompanitë që veprojnë në rajonin përkatës. Disa ndërveprime të tilla në këto panaire kanë dhënë tashmë rezultate.
“Unë studioj juridikun dhe sot në këtë panair punësimi arrita të gjej punë me orar të shkurtuar si recepsioniste në kompaninë Fresh. Njëherësh jam edhe boksiere profesioniste dhe sot mësova se mund të aplikoj për grant financiar tek Help – Hilfe zur Selbsthilfe për të siguruar pajisjet për boks që më nevojiten”, deklaroi Arlinda Muqa nga Peja.
Deri ne fund të muajit qershor planifikohen të mbahen edhe dy panaire tjera punësimi, njëri në fshatin Berivojcë të Komunës së Kamenicës, ndërsa tjetri në fshatin Plemetin të Komunës së Obiliqit. Misioni i OSBE-së në Kosovë organizoi për herë të parë panairin vjetor të punësimit për pjesëtarët e komuniteteve në vitin 2018 nëpër lokalitete të ndryshme, të cilat i vizituan rreth 330 persona.
Misioni i OSBE-së në Kosovë ka për mandat mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të njeriut dhe të drejtave të komuniteteve, si dhe demokratizimin dhe zhvillimin e sektorit të sigurisë publike. Misioni është i përkushtuar në luftimin e papunësisë në radhët e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian të Kosovës dhe mbështetjen e përmirësimit të kushteve të tyre socioekonomike. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Kompanitë energjetike çojnë kërkesë në ZRRE për rritjen e çmimit të rrymës në Kosovë

ASK: Bie eksporti në Kosovë, thellohet deficiti tregtar rreth 30 për qind

Eurokoha zbulon sekretin si t’i kaloni pushimet e ëndrrave në Turqi me 40% zbritje

Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

Peci: Brenda dy javësh hapet thirrja që fermerët të aplikojnë për subvencione

Tarifat eventuale të SHBA-së për mallrat e BE-së mund t’i prekin eksportet e Kosovës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri