Oriola Marashi duket se përveç modelingut është e apasionuar edhe pas muzikës.

Ajo në një bisedë me ndjekësit zbuloi se gjëja më e vështirë për të ishte të zgjidhte mes muzikës dhe modelingut.


E në një tjetër pyetje nga një ndjekës, ajo ua bëri me dije se së shpejti do të sjellë një këngë të re.

Screenshot 5 70 Foto: Screenshot/Instagram

“A do të publikosh këngë ndonjëherë? Jemi duke pritur shumë gjatë”, ka qenë pyetja që iu parashtrua nga një ndjekës.

Ylli i “Guess” nga ana tjetër u përgjigj: “Ndoshta, më shpejt se sa mendon”.

Screenshot 4 83 Foto: Screenshot/Instagram

Bukuroshja megjithatë nuk ka ndarë më shumë detaje rreth asaj që është duke e përgatitur.

Sa i përket fushës së modës, Marashi është njëra nga emrat më të kërkuar në treg. /Telegrafi/

Screenshot 6 69 Foto: Screenshot/Instagram