Duke qenë një prej femrave më atraktive shqiptare, Oriola Marashi arrin të tërheqë vëmendje sa herë që publikon fotografi në rrjetet sociale.
Në kuadër të punës së saj, modelja, e cila po ndërton famë ndërkombëtare, së fundmi ka bërë një set fotografik me rrobabanje.
Në fotografitë e publikuara në rrjetet sociale, ajo ka pozuar para fotografit Juxhin Kurti dhe duket për mrekulli.
“Nuk mund t’i rezistoja publikimit të kësaj fotografie nga puna ime e fundit”, është përshkrimi i njërit prej imazheve të postuara në profilin e saj në Instagram.
Ndërsa disa fotografi të saja i ka shpërndarë edhe brendi ‘OMG’, për të cilin ka reklamuar bukuroshja. /Telegrafi/