LAJMI I FUNDIT:

Organizatorët e festivalit ndalojnë përdorimin e telefonave, kërkojnë që pjesëmarrësit ta përjetojnë momentin (Foto)

Organizatorët e festivalit ndalojnë përdorimin e telefonave, kërkojnë që pjesëmarrësit ta përjetojnë momentin (Foto)

Festivali muzikor që fillon nesër ne Edinburgh të Anglisë, është i pari ndonjëherë në këtë shtet, që ua ndalon pjesëmarrësve përdorimin e telefonave.

Pjesëmarrësit në FLY Open Air Festival, duhet t’i mbyllin telefonat në qese speciale, në mënyrë që të mos fotografojnë dhe të tregojnë gjithçka në rrjetet sociale, transmeton Telegrafi.

Ndalesa është bërë për skenën e Boiler Room, ndërsa në pjesët tjera është e lejuar, vetëm se qeset nuk mund t’i hapin vet sepse janë të mbyllura me kapëse.


Të ndaluara janë edhe shkopinjtë për selfie, që nuk do të lejohen të hynë në asnjë prej hapësirave ku zhvillohet festivali, ndërsa janë të rradhitura në listën e ndalesave bashkë me drogë dhe armë.

“Ju nuk shkoni në kinema dhe të shikoni film me telefon në duar, andaj as festivali nuk bën dallim. Shijoni muzikën, përjetoni momentin” thuhet në lajmërimin e organizatorëve.

Rregullat do jenë shumë rigoroze sa i përket përdorimit të telefonave, që do t’ju lejohet vetëm atyre që kanë ndonjë nevojë emergjente.

Kur të përfundojë festivali dyditorë, qeset ku i kanë mbullur telefonat, mund t’i hapin duke i afruar afër pajisjeve speciale që ua largon kapëset. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Burri thuajse bie në gojën e peshkaqenit - e shpëtojnë reflekset e shpejta

Burri thuajse bie në gojën e peshkaqenit - e shpëtojnë reflekset e shpejta

Virale
U ndalë për kafe, kosovari bleu edhe një tiketë gërvishtëse prej 5 eurosh në Itali – fitoi 500 mijë euro me të

U ndalë për kafe, kosovari bleu edhe një tiketë gërvishtëse prej 5 eurosh në Itali – fitoi 500 mijë euro me të

Virale
“Boks në Zyrën Ovale mes Zelenskyt e Trumpit” – tensioni i takimit të së premtes kthehet në moment qesharak përmes AI

“Boks në Zyrën Ovale mes Zelenskyt e Trumpit” – tensioni i takimit të së premtes kthehet në moment qesharak përmes AI

Fun
E diplomuar pa ditur shkrim apo lexim, vajza tani padit shkollën e saj për neglizhencë

E diplomuar pa ditur shkrim apo lexim, vajza tani padit shkollën e saj për neglizhencë

Interesante
Fenomeni i rrallë që habiti peshkatarët në Turqi, shfaqen para tyre dallgët katrore

Fenomeni i rrallë që habiti peshkatarët në Turqi, shfaqen para tyre dallgët katrore

Interesante

"Përbindëshi i deteve" - ky është transportuesi më i madh i automjeteve në botë

Interesante
Kalo në kategori