LAJMI I FUNDIT:

Organizatat qytetare do ta monitorojnë punën e Komisionit për Parandalimin e Korrupsionit në Maqedoni

Organizatat qytetare do ta monitorojnë punën e Komisionit për Parandalimin e Korrupsionit në Maqedoni

“Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit punon me kapacitet të plotë, në mënyrë transparente, opinioni është i njoftuar me punën e tyre. Është dëshmuar se punon në mënyrë joselektive, ndërsa ndryshimet janë parë që nga mënyra e përzgjedhjes së përbërjes së re. Duhet të vazhdojë të punojë në mënyrë joselektive, por të përpunojë edhe punët më serioze dhe më të rëndësishme për korrupsion dhe konflikt interesi”.

Këto janë qëndrimet e disa pjesëmarrësve në prezantimin e sotëm të projektit “Ndjekje e punës, efikasitetit, transparencës dhe përgjegjësisë së Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit”, që do ta zbatojnë shoqatat qytetare “Transparenca Maqedoni”, në partneritet me Institutin për të Drejtat e Njeriut dhe me mbështetje të Ambasadës së Britanisë së Madhe në Shkup, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Mendimi për Komisionin edhe jashtë edhe brenda është shumë pozitiv. Çdo ditë shohim aktivitetet e Komisionit në pjesën e konfirmimit të konflikti të interesave, po ashtu edhe në pjesën e zbulimit dhe procedimit të veprave të them, korruptive, për të cilat gjykata në fund duhet të sjell vendim”, tha kryetarja e Institutit për të Drejtat e Njeriut, Margarita Caca Nikollovska.


Ndërsa kryetarja e Komisionit Biljana Ivanovska, tha se projekti do të mundësojë që dikush nga jashtë të tregojë se sa janë transparent, pasi siç tha, sado të jenë auto-kritik, ndryshe është kur dikush nga jashtë i tregon mangësitë.

Ana Janevska Delleva, drejtore e organizatës “Transparenca Maqedoni”, e cila do ta bëjë monitorimin e punës së Komisionit, tha se raporti i parë do të publikohet në shtator, ndërsa do të jetë për periudhën qershor-gusht./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë

Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë

Kronika e Zezë
Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Politikë
Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes

Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes

Siguri
Gjykata Speciale i shpëton ngrirjes së fondeve amerikane

Gjykata Speciale i shpëton ngrirjes së fondeve amerikane

Drejtësi
Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Drejtësi
Krasniqi: Me Bedri Hamzën kryeministër, Mitrovica do të jetë më e fortë, më e zhvilluar dhe më e mirë

Krasniqi: Me Bedri Hamzën kryeministër, Mitrovica do të jetë më e fortë, më e zhvilluar dhe më e mirë

Politikë
Kalo në kategori