LAJMI I FUNDIT:

Organizatat qytetare: Nuk do të marrim pjesë në zgjedhjen e Këshillit për bashkëpunim

Organizatat qytetare: Nuk do të marrim pjesë në zgjedhjen e Këshillit për bashkëpunim

Tetëdhjetë e nëntë organizata qytetare kërkojnë nga Qeveria të mos e zbatojë vendimin për formimin e Këshillit për bashkëpunim midis Qeverisë dhe sektorit qytetar, para se ta dëgjojë mendimin e tyre lidhur me këtë, transmeton Telegrafi Maqedoni.

„Kërkojmë nga Qeveria që në procesin e zgjedhjes së përfaqësuesve të shoqërisë qytetare në Këshillin për bashkëpunim midis Qeverisë dhe Sektorit qytetar; të bëjë ndryshime dhe plotësime të Vendimit për formimin e Këshillit dhe të hap proces konsultash me përfaqësuesit e organizatave qytetare, në të cilin mendimet dhe qëndrimet e ndryshme për Këshillim do të merren parasysh dhe do të harmonizohen në pajtim me përvojat dhe praktikat krahasuese“ qëndron në deklaratën e dërguar deri te Qeveria.

Organizatat qytetare në deklaratën e tyre nënvizojnë se nuk do të marrin pjesë në procesin e zgjedhjes së anëtarëve të Këshillit nga radhët e organizatave qytetare./Telegrafi/