Organizata GUILD Esports ka nënshkruar me ekipin e ri të femrave në CS:GO

GUILD kanë njoftuar se kanë nënshkruar një listë për femra, duke zgjedhur formacionin OUTCASTS që u kualifikua për ESL Impact Season 3 Europe.
Lëvizja sheh organizatën e dytë të madhe të eSports që investon në një ekip të femrave kohët e fundit, me lajmin e formimit të G2 OYA të shpallur më 7 mars.
Organizata GUILD Esports është një organizatë me bazë në Mbretërinë e Bashkuar, e udhëhequr nga ish-futbollisti David Bechkam.
Ekipi i ri do të debutojë për GUILD në turneun ESL Impact Season 3 më 9 Mars kundër ekipit Angels.
Ky është formacioni i ekipit të femrave GUILD në CS:GO:
Anna "Ann4" Laurinoviča
Kaia "KiKi" Holmen
Marita "Minnie" Siljan Sørensen
Thea "pullox" Evensen
Linnea "Nea" Claesson
/Telegrafi/

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals

















































