LAJMI I FUNDIT:

Organizata botërore e turizmit ofron përkrahje për zhvillimin e turizmit në Maqedoni

Organizata botërore e turizmit ofron përkrahje për zhvillimin e turizmit në Maqedoni

Drejtimet e zhvillimit të turizmit në nivel global dhe trendet e reja për përmirësimin e shërbimeve turistike ishin temë e diskutimit në takimin në Madrid midis ministrit të ekonomisë, Kreshnik Bekteshi dhe sekretarit të përgjithshëm të Organizatës Botërore të Turizmit, Taleb Rifai.

Ministri Bekteshi, i cili po qëndron në Madrid në ftesë të Rifait, informojnë nga kabineti i tij, e shfrytëzon vizitën e kësaj organizate të Kombeve të Bashkuara përgjegjëse për promovimin e turizmit të përgjegjshëm, të qëndrueshëm dhe gjithëpërfshirës, për ta paraqitur ofertën turistike të Maqedonisë dhe mundësitë për bashkëpunim në drejtim të rritjes së numrit të turistëve.

Ai e informoi Rifain për prioritetet e Qeverisë së re dhe politikat dhe masat për zhvillim më të shpejtë ekonomik, duke i dhënë theks të veçantë turizmit si një nga industritë më të rëndësishme në botë.


Rifai theksoi se Republika e Maqedonisë renditet në listën e vendeve – mike të Organizatës Botërore të Turizmit dhe u zotua për mbështetjen e plotë të kësaj organizate të madhe ndërkombëtare e cila e promovon turizmin si një katalizator për rritjen ekonomike, zhvillimin gjithëpërfshirës dhe qëndrueshmërinë e mjedisit jetësor, i siguron udhëzime dhe mbështetje sektorit të turizmit në drejtim të avancimit të njohurive dhe politikave të turizmit në mbarë botën. Sekretari i Përgjithshëm gjithashtu e theksoi dëshirën e tij personale për zhvillimin më të shpejtë të turizmit në periudhën e ardhshme, duke pasur parasysh potencialet me të cilat disponon Maqedonia, kumtoi Ministria e Ekonomisë.

Pas vizitës në selinë e Organizatës Botërore të Turizmit, thuhet në kumtesë, ministri Bekteshi mbajti ligjëratë në temën mbi investimet para studentëve në Universitetin “Karlos i Tretë” të Madridit, një nga më prestigjiozët në Spanjë, me qëllim që t’i njoftojë nga afër me politikat, kapacitetet dhe volitshmëritë për të investuar në Republikën e Maqedonisë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës

Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës

Politikë
Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin

Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin

Politikë
Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht

Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht

Politikë
Italia thotë se dëshiron të shohë Ballkanin Perëndimor në BE para vitit 2030, por Kosova dhe Serbia kanë disa obligime shtesë

Italia thotë se dëshiron të shohë Ballkanin Perëndimor në BE para vitit 2030, por Kosova dhe Serbia kanë disa obligime shtesë

Politikë
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

Lajme
Kalo në kategori