LAJMI I FUNDIT:

Orë policore edhe në Çeki, nga ora 21:00 deri në 5 të mëngjesit – gjatë shtatë ditëve të ardhshme nuk ka dalje nga shtëpia për shkak të COVID-19

Orë policore edhe në Çeki, nga ora 21:00 deri në 5 të mëngjesit – gjatë shtatë ditëve të ardhshme nuk ka dalje nga shtëpia për shkak të COVID-19

Qeveria e Çekisë, ka vendosur të vë orën policore në këtë vend – nga ora 21:00 deri në 5 të mëngjesit, duke kufizuar veprimtarinë e dyqaneve të vogla.

Ora policore do të hyjë në fuqi nga 28 tetori dhe do të aplikohet deri më 3 nëntor, nga ora 21:00 deri në 5 të mëngjesit, ka njoftuar ministri çek i Shëndetësisë, Roman Prymula, pas takimit të qeverisë, duke theksuar se në masa preventive nuk ua mohon të drejtën e lëvizjes qytetarëve të shkojnë në punë, si dhe vizitat emergjente familjare, transmeton Telegrafi.

Dyqanet e vogla që vazhdojnë të punojnë edhe nën masa të reja mbrojtëse, duhet të mbyllen në ora 20:00, me përjashtim të pompave të derivateve dhe barnatoreve.


Masat e ashpra mbrojtëse janë vënë për shkak të përkeqësimit të gjendjes epidemiologjike në këtë vend. Çekia gjatë vikendit të kaluar ka regjistruar 12.472 raste të reja me coronavirus – derisa numri i viktimave si rezultat i COVID-19 ka shkuar në 106. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Kërkesa e politikanit francez për kthimin e Statujës së Lirisë nervozon mbështetësit e Trumpit: Eja, merre

Kërkesa e politikanit francez për kthimin e Statujës së Lirisë nervozon mbështetësit e Trumpit: Eja, merre

Amerika
Si teknologjia e mbrojtjes e Ukrainës po formëson të ardhmen e luftës

Si teknologjia e mbrojtjes e Ukrainës po formëson të ardhmen e luftës

Botë
“Na ktheni Statujën e Lirisë”, i tha SHBA-së eurodeputeti francez, vjen reagimi i Shtëpisë së Bardhë

“Na ktheni Statujën e Lirisë”, i tha SHBA-së eurodeputeti francez, vjen reagimi i Shtëpisë së Bardhë

Amerika

"Gjithçka ka përfunduar", trupat ukrainase flasin për tërheqjen nga Kursku

Evropa
Zelensky: Droni ynë e kaloi testin, fluturoi 3000 kilometra

Zelensky: Droni ynë e kaloi testin, fluturoi 3000 kilometra

Evropa
Njihuni me xhaminë e ndërtuar me teknikën

Njihuni me xhaminë e ndërtuar me teknikën "pa gozhdë" në Turqi që qëndron në këmbë prej dy shekujsh

Botë
Kalo në kategori