LAJMI I FUNDIT:

Ordinancat pediatrike në Maqedoni janë plot, mjekët thonë se qarkullojnë viruse respiratore

Ordinancat pediatrike në Maqedoni janë plot, mjekët thonë se qarkullojnë viruse respiratore
Foto: Ilustrim

Nxënësit janë rikthyer në bankat e tyre shkollore dhe fëmijët nëpër çerdhe pas pushimeve të verës.

Ordinancat pediatrike janë plot, me laringitet, viruset respiratore janë arsyeja më e shpeshtë e vizitës te mjeku.

Javën e fundit nga njëqind fëmijë për një ndrrim pune kontrollohen nga pediatrët.


Këtë vit kemi përzierje të viruseve, mjekët thonë se disa fëmijë kalojnë shumë lehtë, prindërit ia dalin mbanë më fëmijët e tyre por shumica kanë nevojë për ndihmë mjekësore.

“Nëse kemi bërë çdo gjë, kemi bërë dush, i kemi dhënë lëngje dhe temperatura rritet sërisht. Viruset gjatë kësaj periudhe manifestohen me temperatura shumë të larta, ndonjëherë deri në 38 deri në 38.5 dhe është mirë të presësh pak. Pas 38.5 ti japim fëmijës shurup për temperaturë. Nëse temperatura bie, mos vraponi menjëherë te mjeku, prisni një ose dy ditë”, tha mjekja pediatre, Dr.Dragana Markovska.

Analiza e gjakut bëhet 24 orë pas shfaqjes së simptomave, jo pas 15 minutash rritje të temperaturës apo kollitjes, sugjerojnë mjekët, sepse ajo analiz gjaku nuk tregon asgjë dhe fëmija maltretohet.

“Kam përshtypjen se gjatë mbrojtjes së fëmijeve nga viruset, ne kohë të fundit u japim shumë sublimente. Ndoshta kjo është arsyeja pse kemi një numër të shtuar të sëmundjeve”, deklaroi Dr.Dragana Markovska.

Mjekët rekomandojnë shëtitjet në natyrë, kujdesin për higjienën dhe marrjen e vitaminave dhe probiotikëve.

Në trend Lajme

Më shumë
Arrestohet një serb i dyshuar për krime lufte në Kosovë, Prokuroria Speciale jep detaje

Arrestohet një serb i dyshuar për krime lufte në Kosovë, Prokuroria Speciale jep detaje

Drejtësi
Lushtaku paralajmëroi fundin politik të Limajt, reagojnë nga Nisma: Për këtë vendosim ne

Lushtaku paralajmëroi fundin politik të Limajt, reagojnë nga Nisma: Për këtë vendosim ne

Lajme
Haradinaj: Kurti është e keqja, na la pa NATO-n, ShBA-të e BE-në

Haradinaj: Kurti është e keqja, na la pa NATO-n, ShBA-të e BE-në

Lajme
Feith thirrje Kosovës: Mos e merrni të mirëqenë mbështetjen e SHBA tani e tutje

Feith thirrje Kosovës: Mos e merrni të mirëqenë mbështetjen e SHBA tani e tutje

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Të mërkurën nis numërimi i votave të diasporës

Të mërkurën nis numërimi i votave të diasporës

Lajme
Kalo në kategori