LAJMI I FUNDIT:

ORCA reagon për propozimin e Ramë Likajt për ministër të arsimit, e quan sulm mbi cilësinë

ORCA reagon për propozimin e Ramë Likajt për ministër të arsimit, e quan sulm mbi cilësinë

Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim (ORCA), ka reaguar pas arritjes së marrëveshjes për koalicion në mes LDK-së dhe AAK-së, ku kjo e fundit pritet të qeverisë me Ministrinë e Arsimit.

ORCA në një reagim e ka quajtur mashtrues të propozuarin për ministër të arsimit, Ramë Lika.

“ORCA ka pranuar me shqetësim propozimin e Ramë Likajt të AAK-së për emërim si Ministër i Arsimit. ORCA konsideron se ky propozim është i dëmshëm për arsimin në Kosovë në përgjithësi dhe për arsimin e lartë në veçanti.
Ramë Likaj është i përfshirë në skandalin më të madh të Universitetit të Prishtinës si një nga profesorët e avancuar përmes plagjiaturës dhe mashtrimit akademik i njohur si rasti i Supermenëve të Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike”, thuhet në reagimin e ORCA-s.


Reagimi i plotë:

EMËRIMI I MASHTRUESIT SI MINISTËR I ARSIMIT – SULM MBI CILËSINË

ORCA ka pranuar me shqetësim propozimin e Ramë Likajt të AAK-së për emërim si Ministër i Arsimit. ORCA konsideron se ky propozim është i dëmshëm për arsimin në Kosovë në përgjithësi dhe për arsimin e lartë në veçanti.

Ramë Likaj është i përfshirë në skandalin më të madh të Universitetit të Prishtinës si një nga profesorët e avancuar përmes plagjiaturës dhe mashtrimit akademik i njohur si rasti i Supermenëve të Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike.

Ramë Likaj është avancuar nga pozita e profesorit të asocuar në atë të profesorit të rregullt në vitin 2018 përmes një procesi mashtrues. Ramë Likaj me rastin e avancimit të tij ka paraqitur 19 punime shkencore brenda 1 viti e gjysëm, sa 19 fishi i kolegëve të tij norvegjezë që arrijnë të publikojnë jo më shumë se 1 punim në vit.

Së bashku me 7 profesorë të tjerë Likaj është avancuar përmes punimeve në revista fallce të cilat u kanë mundësuar atyre që përmes mashtrimeve akademike të fryjnë numrin e punimeve. ORCA ka zhvilluar një hulumtim të gjerë për të gjitha punimet e profesorëve të denoncuar dhe ka formuar dosje masive prej 492 faqesh, që i është dërguar Këshillit të Etikës së Universitetit të Prishtinës. Në këtë dosje ka dëshmi të qarta se në punimet e përmendura të 8 profesorëve përfshirë dhe Ramë Likajn, ka kopjim pa citim – pra plagjiaturë, gabime drejtshkrimore e gramatikore, si dhe paraqitje të së njëjtës përmbajtje me dy tituj, si dy punime të ndryshme.

Për më tepër, një vit më vonë në vitin 2019 platforma indeksuese SCOPUS i ka përjashtuar revistat që i kanë publikuar këto punime pasi ORCA i ka denoncuar ato revista edhe në SCOPUS. Pra nuk ka dyshim se punimet e kandidatit për ministër ishin mashtruese dhe se avancimi i tij është jomeritor.

ORCA e sheh këtë emërim potencial si sulm direkt mbi cilësinë në arsim në Kosovë. ORCA do të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për ta parandaluar dhe luftuar një sulm të tillë duke përdorur të gjitha mjetet demokratike në dispozicion.

Kronologjia e ngjarjeve

Më 8 tetor 2018, ORCA ka dorëzuar para Këshillit të Etikës së UP-së, denoncimin për 8 profesorë të Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike, të cilët janë avancuar me punime në revista mashtruese. 8 profesorët kishin publikuar nga 7 deri në 19 punime secili brenda një periudhe 1 vjeçare e gjysmë. Kjo gjë është e pamundur, nëse për asgjë tjetër atëherë për faktin e thjeshtë se një profesor i inxhinierisë mekanike në Norvegji, arrin të publikojë 0.96 punime në vit, pra as një punim të plotë.
Këta 8 veta u avancuan përmes një grumbulli punimesh. Shumica e punimeve përmbajnë plagjiaturë, gabime në drejtshkrim dhe gramatikë në gjuhën angleze, gjë që e bën të pamundur që ato të botohen në revista cilësore. Megjithatë, revistat ku ishin botuar këto punime ishin të indeksuara në platformën SCOPUS.

ORCA paralelisht me këtë denoncim, më 6 korrik 2018, i është drejtuar SCOPUS për të ngritur dyshimet për revistat.
Ndërkohë, ORCA ka zhvilluar një hulumtim të gjerë për të gjitha punimet e profesorëve të denoncuar dhe ka formuar këtë dosje masive prej 492 faqesh, që i është dërguar Këshillit të Etikës. Në këtë dosje ka dëshmi të qarta se në punimet e përmendura të 8 profesorëve, ka kopjim pa citim – pra plagjiaturë, gabime drejtshkrimore e gramatikore, si dhe paraqitje të së njëjtës përmbajtje me dy tituj, si dy punime të ndryshme.

Më datën 23 prill 2019, SCOPUS ka njoftuar ORCA-n se revistat nuk janë më pjesë e indeksimit për vitin 2019 e tutje: “publikuesi [i revistave] është informuar se mbulimi i SCOPUS për të dy titujt nuk vazhdon për vitin 2019 e tutje.”

Ky njoftim nga SCOPUS më 8 maj 2019 iu dorëzua Këshillit të Etikës.

Vendimi i SCOPUS për t’i hequr nga lista për vitin 2019 këto revista shkencore, është mbështetur në vlerësimin për veprimtarinë e tyre gjatë vitit 2017/2018, kur edhe kanë publikuar e kur janë avancuar 8 profesorët.

Pra, mund të thuhet përtej çdo dyshimi të bazuar se: Ahmet Shala, Ramë Likaj, Azem Kyçyku, Mirlind Bruçi, Naser Lajqi, Nexhat Qehaja, Rexhep Selimaj, Xhevat Berisha, janë avancuar me punime të publikuara në revista mashtruese.

Megjithatë Këshilli i Etikës nuk ka marrë ende vendim përfundimtar për këtë rast duke e lënë ende pezull atë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vrasja e Liridona Ademajt, në seancë publikohen për herë të parë disa pamje

Vrasja e Liridona Ademajt, në seancë publikohen për herë të parë disa pamje

Lajme

"Plotësisht i pafajshëm", Naim Murseli deklarohet para trupit gjykues

Lajme
“Bon Vivant 2”, Andi Pajaziti lirohet nga akuza për vrasje, dënohet me dy vjet burgim për armëmbajtje pa leje

“Bon Vivant 2”, Andi Pajaziti lirohet nga akuza për vrasje, dënohet me dy vjet burgim për armëmbajtje pa leje

Lajme
Vrasja e Liridona Ademaj, sillen në gjykatë Naim Murseli dhe të tjerët

Vrasja e Liridona Ademaj, sillen në gjykatë Naim Murseli dhe të tjerët

Lajme
Tensione gjatë seancës ndaj Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë, vërejtje për avokatin e Kokallës

Tensione gjatë seancës ndaj Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë, vërejtje për avokatin e Kokallës

Lajme
Qeveria merr vendim, pronat e Agjencisë së Pyjeve të Kosovës i jepen në shfrytëzim Ministrisë së Mbrojtjes

Qeveria merr vendim, pronat e Agjencisë së Pyjeve të Kosovës i jepen në shfrytëzim Ministrisë së Mbrojtjes

Lajme
Kalo në kategori