LAJMI I FUNDIT:

ORCA kërkon përjashtimin e profesorëve Dugolli e Kastrati nga UP-ja

ORCA kërkon përjashtimin e profesorëve Dugolli e Kastrati nga UP-ja

Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim (ORCA), ka kërkuar që profesorëve Bujar Dugolli dhe Ardian Kastrati t’iu shqiptohet masa e largimit nga Universiteti i Prishtinës, pasi Senati i UP-së e ka konfirmuar vendimin e Këshillit të Etikës, se profesorët kanë kryer plagjiaturë.

ORCA tha të hënën nëse nuk ndëshkohen dy të apostrofuarit, përgjegjës për kompromentimin e sistemit arsimor dhe të integritetit akademik janë rektori i UP-së, Qerim Qerimi, kryetari i Këshillit Drejtues, Altin Sahiti dhe ministrja e Ministrisë së Arsimit, Arbërie Nagavci.

Këshilli i Etikës dhe Senati akademik i Universitetit të Prishtinës kanë dështuar ta respektojnë rregullativën në fuqi duke: 1. shqiptuar masa kundërthënëse; 2. shqiptuar masa të pabazuara në rregulloren përkatëse; 3. shkelur parimin e proporcionalitetit të masës ndëshkimore me seriozitetin e shkeljes së kryer, të përcaktuar në rregulloren përkatëse; 4. shkelur parimin e garancisë së mospërsëritjes; 5. mos evidentuar shkeljen e dokumentit më të lartë rregullues të Universitetit të Prishtinës, Statutit të tij”, thuhet në reagimin e ORCA-s. /Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
Bie numri i përfituesve të ndihmës sociale në Kosovë, shtohen pensionistët e moshës

Bie numri i përfituesve të ndihmës sociale në Kosovë, shtohen pensionistët e moshës

Sociale
Avokati i akuzuar e quan gjyqtarin kontrabandist, Veli Kryeziu i përgjigjet: Kam punuar punë të ligjshme, babën nuk e kam pasur shpijun

Avokati i akuzuar e quan gjyqtarin kontrabandist, Veli Kryeziu i përgjigjet: Kam punuar punë të ligjshme, babën nuk e kam pasur shpijun

Drejtësi
Abdixhiku takon ambasadorët e QUINT-it: LDK e respekton vullnetin qytetar në plotni

Abdixhiku takon ambasadorët e QUINT-it: LDK e respekton vullnetin qytetar në plotni

Politikë
Vjen reagimi i parë nga LVV, Sallahu: Limaj dhe Nisma kanë të drejtë kushtetuese që të bëjnë koalicion paszgjedhor

Vjen reagimi i parë nga LVV, Sallahu: Limaj dhe Nisma kanë të drejtë kushtetuese që të bëjnë koalicion paszgjedhor

Lajme
Kamerat kineze në institucione, ku janë zëvendësuar e ku jo?

Kamerat kineze në institucione, ku janë zëvendësuar e ku jo?

Siguri
Profesori Dashnor Nebija ka nevojë për ndihmën tuaj për trajtim mjekësor jashtë vendit

Profesori Dashnor Nebija ka nevojë për ndihmën tuaj për trajtim mjekësor jashtë vendit

Lajme
Kalo në kategori