Orav viziton qendrën në Prishtinë ku po numërohen votat për deputetë

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav vizitoi të enjten Qendrën Komunale të Numërimit në Prishtinë - sallën 1 Tetori, ku po numërohen votat e kandidatëve për deputetë.
“Vizitova sot Qendrën Komunale të Numërimit në Prishtinë, ku është duke vazhduar procesi i numërimit”, shkroi Orav në X.
Ndërkaq, sot është dita e tretë prej kur ka nisur numërimi i votave të kandidatëve për deputetë në Qendrën Komunale të Numërimit në Prishtinë, në Obiliq, në Lipjan dhe Partesh.
Procesi i numërimit gjatë këtyre ditëve ka filluar me vonesë për shkak të telasheve teknike.
Përveç komisionerëve dhe vëzhguesve të subjekteve politike, të pranishëm në këtë qendër janë edhe vëzhguesit e Bashkimit Evropian. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals


















































