LAJMI I FUNDIT:

Orav: BE nuk pranon drejtësi selektive (Video)

Orav: BE nuk pranon drejtësi selektive (Video)

Bashkimi Evropian e ka bërë të qartë se drejtësia selektive dhe abolimi i pjesshëm janë të papranueshme, kështu u shpreh euroambasadori Aivo Orav. Ai tha se për Bashkimin Europian dhe faktorin ndërkombëtar është shumë e rëndësishme puna e Prokurorisë Speciale dhe i ftoi të gjitha palët dhe institucionet shtetërore që të mos e pengojnë punën e saj.

“Ne jemi dëshmitarë të një konfuzioni politik që është krijuar nga vendimi i pjesshëm për falje, dhe ky konfuzion për fat të keq, akoma vazhdon. Bashkimi Evropian e ka bërë të qartë se drejtësia selektive dhe abolimi I pjesshëm janë të papranueshme. Bashkimi Evropian së bashku me partnerët e tjerë ndërkombëtarë i kushtojnë një rëndësi të veçantë Prokurorisë Publike Speciale dhe gjyqësisë. Ne i thërrasim të gjitha palët të mos e sulmojnë punën e Prokurorisë Speciale, ne i thërrasim institucionet shtetërore të mos e pengojnë punën e Prokurorisë Speciale, vetëm në këtë mënyrë sundimi i ligjit do të sigurohet dhe të ketë drejtësi “, tha euroambasadori Aivo Orav.

Ambasadori i Holandës, Wouter Plomp theksoi se Holanda e mbështet demokracinë dhe luftën për sundimin e ligjit, e cila nënkupton barabarësi të të gjithëve përpara ligjit.


“Holanda i kushton rëndësi të madhe sundimit të ligjit dhe në mënyrë aktive ofron mbështetje për përmirësimin në këtë fushë në Maqedoni. Vullneti politik është parakushti kyç për këtë. Ajo që tani është me rëndësi është që të gjitha palët e përfshira duhet ta rrespektojnë sundimin e ligjit dhe kjo nënkupton mbështetje të punës së Prokurorisë Speciale dhe tërheqje të tërësishme të vendimit të presidentit”, tha ambasadori i Holandës, Wouter Plomp, njofton Tv Shenja.

Plomp tha më tej se Gjykatat duhet të kryejnë punën e tyre vetëm në bazë të profesionalizmit dhe pa asnjë ndikim politik./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Lajme
“Fundi i presidentit autokratik”, Dimiq: Vuçiqi është psikopat që kërcënon popullin e tij

“Fundi i presidentit autokratik”, Dimiq: Vuçiqi është psikopat që kërcënon popullin e tij

Politikë
Avokati Gashi për mos zbatimin e vendimit të gjykatës nga Kurti: Është gabim, institucionet dhe ligji duhet respektuar

Avokati Gashi për mos zbatimin e vendimit të gjykatës nga Kurti: Është gabim, institucionet dhe ligji duhet respektuar

Lajme
E përmendi kryeministrin disa herë gjatë seancës së Kuvendit të Serbisë, këshilltari i Kurtit i reagon Brnabiqit

E përmendi kryeministrin disa herë gjatë seancës së Kuvendit të Serbisë, këshilltari i Kurtit i reagon Brnabiqit

Lajme
KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

Lajme
Mushkolaj: Kurti e pret arrestimin me kompletu sagën e tij - por nuk do ta fitojë betejën me shtetin

Mushkolaj: Kurti e pret arrestimin me kompletu sagën e tij - por nuk do ta fitojë betejën me shtetin

Lajme
Kalo në kategori