LAJMI I FUNDIT:

Oppo sjell teknologjinë e re të kamerës 5X gjatë javës!

Oppo sjell teknologjinë e re të kamerës 5X gjatë javës!

Oppo ka bërë një njoftim të ri para konferencës Mobile World Congress – kompania planifikon të befasoj botën, me një teknologji të re të kamerës telefonike, të quajtur ‘5X’.

Nga njoftimi për shtyp nuk bëhen të ditura detaje të hollësishme dhe as nuk përmendet nëse do të ketë një pajisje aktuale të re.

Si duket, teknologjia e re do t’i mundësoj përdoruesve të krijojnë imazhe me detaje të stërholluara.


Për më shumë, zv. Presidenti i kompanisë ka bërë të ditur se kjo shpikje do të “ndryshojë mënyrën se si bota e njeh fotografinë nga telefonat e mençur”.

Mund të thuhet se e gjitha kjo nuk është vetëm spekulim i rëndomtë. Oppo është prodhuesi kryesor i telefonave në Kinë dhe i katërti në botë.

Poashtu, kompania tashmë ka bërë risi në fotografinë e telefonave – në 2016, ata kanë lansuar telefonin me kamerën ‘selfie’ prej 16MP.

Oppo do të paraqitet në MWC më 27 shkurt në Barcelonë dhe mund të presim të kuptojmë më shumë rreth 5X në këtë ngjarje.