Përfaqësues të institucioneve të Kosovës thonë se i kanë pranuar me seriozitet porositë e ndihmës sekretares amerikane të shtetit, Victoria Nuland, për zgjidhjen e çështjeve të hapura në vend gjatë javëve në vijim. Ata thanë se po punojnë në krijimin e një klime të mirëbesimit ndërmjet të gjitha palëve për gjetjen e zgjidhjeve të përbashkëta për çështjet e debatueshme.
Ratifikimi i marrëveshjes për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi thuhet të ketë qenë çështja kryesore e diskutuar me ndihmës sekretaren Nuland, një çështje kjo që ka shkaktuar përplasje ndërmjet pozitës dhe opozitës në Kuvend, e cila ka përdorur edhe gazin lotsjellës për ta penguar votimin e saj.
Nuland, në bazë të kumtesës së bashkëbiseduesve të saj në Prishtinë, ka theksuar se “është mirë që Kosova të bëjë hapat e nevojshëm para vjeshtës dhe kështu të ruajë momentumin e zhvillimeve pozitive”
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi tha se porosia e zonjës Nuland rreth çështjes së demarkacionit, por edhe për të gjitha çështjet e tjera do të merren seriozisht nga Qeveria.
“Vizita e ndihmës sekretares amerikane të shtetit ka qenë një nga vizitat që ka dhënë lajme të mira për vendin tonë. Është vlerësuar puna dhe të arriturat e deritanishme. Mesazhet e saj dhe të SHBA-ve ne i marrim seriozisht”, tha Kuçi.
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi, ka theksuar se do shfrytëzohen të gjitha mundësitë për të gjetur një konsensus dhe për t’i çuar përpara proceset siç është demarkacioni.
“Jam i bindur se (me opozitën ) nuk jemi në vija të kundërta, por në vija të njëjta. Do ta shfrytëzojmë për ta krijuar konsensusin për të respektuar Kushtetutën dhe ligjet tona”, ka theksuar Kuçi, në një konferencë për media deri sa ka paraqitur kandidaturën e Dhurata Hoxhës si kandidate për ministre të Drejtësisë.
Ndërkohë, deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi tha se çështja e demarkacionit me Malin e Zi vazhdon të mbetet një problem për vendin, pasi sipas tij, kjo problematikë duhet të gjej zgjidhje në Kuvendin e Kosovës.
“Mbetet të vendoset në Kuvend dhe Kuvendi vendos. Qeveria ende nuk e ka sjell në Kuvend. Mendoj se Kuvendi do të vendos se ajo formë se si është përcaktuar vija kufitare me Malin e Zi është në rregull apo jo”, tha Gashi.
Për opozitën ndërkaq, që nuk ishte pjesë e agjendës së ndihmës sekretares Nuland, vizita e saj megjithatë ishte e rëndësishme.
Rexhep Selimi, deputet në Kuvendin e Kosovës nga Lëvizja Vetëvendosje tha se problemi i demarkacionit të kufirit me Malin e Zi është problem i sajuar nga Qeveria e Kosovës dhe është krijuar nga, siç tha, “ata që e kanë nënshkruar tinëzisht marrëveshjen”.
“Faleminderit kujtdo që interesohet që Kosova të jetë vend i qëndrueshëm me fqinjësi të mirë me rajonin. Po sidoqoftë, çdo marrëveshje, qoftë me presion qoftë pa presion, e cila e dëmton Kosovën dhe territorin e saj, nuk do duhej të pranohej nga asnjë qytetar i Kosovës. Prandaj këtë problem do duhej ta zgjidhnim ndryshe jo me presione”, tha Selimi
Por, ai tha se deklaratat e ndihmës sekretares Nuland askush nuk mund t’i marrë si presion.
“Prandaj unë nuk po e vlerësoj si presion, madje nuk konsideroj se Amerika apo NATO merret shumë me këtë çështje. Pushteti po vazhdon të bëjë presion edhe ndaj opozitës, por edhe ndaj atyre deputetëve të mazhorancës që nuk e kanë konfirmuar votën për këtë marrëveshje”, u shpreh Selimi.
Selimi tha se marrëveshja si e tillë nuk duhet të ratifikohet në Kuvendin e Kosovës dhe paralajmëroi se Vetëvendosje do ta kundërshtojë atë, deri në fund, me forma dhe mënyra të ndryshme.
“Si grup parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje planin e kemi të njëjtë – nuk do të ndalemi asnjëherë së kundërshtuari”, tha Selimi duke shtuar se Qeveria e Kosovës ka bërë shumë gjëra të këqija në Kuvend me faktin e numrave që i kanë.
Për analistët ndërkaq politika kosovare duhet të analizojë mirë humbjet që mund të sjellë mos përfundimi në kohë i demarkacionit me Malin e Zi. Ata thonë se duhet të shihen edhe pasojat nëse qoftë se marrëveshja do të miratohet në një situatë kur opozita e kundërshton këtë lloj të demarkacionit.
Analisti Behlul Beqaj thotë se “politika duhet të vendos nëse do të ketë humbjë politike dhe diplomatike, apo humbje të territorit të shtetit”. Zgjidhja sipas tij, nuk ëhstë e mirë nëse në një periduhë të mëvonshme hap “konflikte të reja”. Por Beqaj ka kërkuar nga qeveria dhe opozita që të permbledhi faktet “për të gjetur një kompromis”.
Ndihmëssekretarja amerikane e Shtetit, Victoria Nuland, në kuadër të një vizite dyditëshe në rajonin e Ballkanit Perëndimor, ka qëndruar në Prishtinë, ku është takuar, veç e veç, me drejtuesit e institucioneve më të larta të shtetit të Kosovës dhe me përfaqësuesit e shoqërisë civile. /rel/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania