LAJMI I FUNDIT:

Opozita rinis protestat në Serbi shkaku i vjedhjes së zgjedhjeve dhe vrasjes së pazbardhur të Ivanoviqit

Opozita rinis protestat në Serbi shkaku i vjedhjes së zgjedhjeve dhe vrasjes së pazbardhur të Ivanoviqit

Pas një pauze dy javore, protesta e re e opozitës serbe po mbahet në ditën e vrasjes së politikanit, Oliver Ivanoviqit dhe ka nisur para objektit të Komisionit Republikan të Zgjedhjeve në Serbi.

Opozita pretendon se janë vjedhur zgjedhjet e mbajtura më 17 dhjetor në nivel parlamentar, lokal dhe Beogradi, raporton N1.

“Mirëmbrëma, njerëz që keni ardhur me dëshirën e tuaj, të papaguar. Fillimisht dua të falënderoj të gjithë ata që më dërguan mesazhe të mrekullueshme, bashkëluftëtarët e mi dhe mjekët që na ndihmuan në këtë luftë”, tha Marinika Tepiq, nënkryetare e Partisë për Liri dhe Drejtësi, e cila prej më shumë se dhjetë ditësh është në grevë urie në ambientet e komisioneve zgjedhore.


Gjithashtu po protestohet edhe për mos zbardhjen e vrasjes së ish-liderit të nismës qytetare “Serbi, Demokraci, Drejtësi”, Ivanoviq, i cili u vra në vitin 2018 në Mitrovicë, para objekteve të partisë së tij.

Ivanoviq kujtojmë se nuk ishte pjesë e listës serbe dhe nën kontrollin e regjimit nga Beogradi ndërsa ende askush nuk është mbajtur përgjegjës për atë vrasje.

Ndryshe, përkundër deklaratave se Parlamenti Evropian nuk do të diskutojë dhe miratojë asnjë rezolutë në lidhje me makinacionet zgjedhore të presidentit serb, megjithatë, në seancën plenare të atij organi u votua që deputetët e Parlamentit Evropian, më 17 janar të diskutohet për zgjedhjet serbe dhe një rezolutë do të votohet në muajin shkurt. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Ukraina ‘mund të jetë ruse një ditë’, thotë Trump përpara takimit të Zelensky me Vance

Ukraina ‘mund të jetë ruse një ditë’, thotë Trump përpara takimit të Zelensky me Vance

Amerika
FBI me dokumente të reja sekrete për vrasjen e John Kennedy

FBI me dokumente të reja sekrete për vrasjen e John Kennedy

Amerika
Trump emëron Richard Grenellin si drejtor të përkohshëm të Qendrës Kennedy për Artet Performuese në Uashington

Trump emëron Richard Grenellin si drejtor të përkohshëm të Qendrës Kennedy për Artet Performuese në Uashington

Amerika
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi

Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi

Serbia
Zgjedhjet në Gjermani - çfarë fshihet pas posterave me Putinin?

Zgjedhjet në Gjermani - çfarë fshihet pas posterave me Putinin?

Evropa
Rusia kryen sulm të madh me raketa dhe dronë në Ukrainë, NATO ngrit në qiell aeroplanët F-15 dhe F-35 në kufirin e saj lindor

Rusia kryen sulm të madh me raketa dhe dronë në Ukrainë, NATO ngrit në qiell aeroplanët F-15 dhe F-35 në kufirin e saj lindor

Evropa
Kalo në kategori