Dy partitë opozitare vazhdojnë të kritikojnë kryeministrin e vendit, Albin Kurti për qasjen që ka ndjekur në raport me dialogun me Serbinë.
Ndonëse SHBA ka ngritur shqetësime për qëndrimet e opozitës ndaj planit evropian, disa nga partitë politike vazhdojnë ta kundërshtojnë disa pika të atij plani të pranuar të paktën parimisht nga kryeministri Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq.
Opozita kërkon më shumë detaje nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti lidhur me pikat që përmban Propozimi evropian.
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Hajdar Beqa thotë se kryeministri Kurti duhet të jetë më transparent lidhur me këtë çështje, derisa ka adresuar edhe një mori pyetjesh ndaj tij.
I pyetur për qëndrimet e SHBA-së kundrejt opozitës, Beqa tha se planin e sheh si pozitiv, porse sipas tij, kryeministri Kurti duhet të sqarohet më shumë.
“Ne e shohim pozitiv planin, megjithatë kryeministri Kurti ka ikur nga sqarimi, duhet t’ua sqarojë qytetarëve edhe deputetëve, të jetë transparent për planin. Pra, të jetë i hapur dhe mos të ikë kjo temë, sepse është kryesorja. Nuk mund të thuash sot në Kosovë që nuk është prioritet dialogu, kur të gjitha çështjet lidhen me njohje reciproke, pa pas një statut të qëndrueshëm Kosova nuk mund të krijojë as zhvillim ekonomik.
Kryeministri Kurti të jetë i hapur, transparent, të tregojë çfarë ka pranuar, a duhet të ndryshohet Kushtetuta, çfarë nëse ka qenë çështje mere ose leje, çfarë ishim dëmtuar nëse e kishim lënë një çështje të tillë dhe çfarë po përfiton Kosova me pranimin e planit franko gjerman, si do të implementohet plani”, thotë Beqa.
Edhe deputetja nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Rrezarta Krasniqi tha për KosovaPress, se i gjithë procesi lidhur me dialogun nuk ka qenë aspak transparent nga kryeministri Kurti.
Krasniqi thotë se si parti vazhdojnë të jenë kundër këtij plan dhe sipas saj është pritur që të ketë një njohje përfundimtare.
“Ne si opozitë kemi prit që ky plan të ketë një njohje përfundimtare, gjithashtu jemi të paqartë se pse nuk është ardh të prezantohet në Kuvendin e Kosovës, sepse i gjithë procesi lidhur me dialogun nuk ka pas aspak transparencë dhe të njëjtit njerëz kanë kërkuar që kur kemi qenë ne në Qeveri me pas transparencë.
Për ne është shumë shqetësuese neni 7 kur thuhet të ketë një vetmenaxhim të komunave serbe dhe gjithashtu thuhet të krijohet një kanal, i cili do të jetë direkt me Qeverinë e Kosovës. Për ne këto janë shumë shqetësuese dhe kryeministri Kurti duhet të vijë në Kuvend dhe të na shpjegojë nenin 7 se çfarë do të thotë vetmenaxhim dhe çfarë do të thotë të krijohet një kanal që të bashkëpunoj ose raportoj direkt Qeverisë së Kosovës… Jemi ende kundër për arsyeje se kemi prit që të ketë një njohje përfundimtare dhe jo një njohje bazë”, thotë Krasniqi.
Ajo shtoi se Kurti dialogun me Serbinë e kishte si pikë të shtatë dhe tani atë e ka vendosur si të parën.
“Gjithashtu lidhur me këtë plan janë shkelur të gjitha parimet për të cilat kryeministri Kurti ka ardh në proces. Është shqetësuese se kryeministri e ka barazuar të pagjeturit me agresorin. Pjesën e dialogut e ka pas si pikë të shtatë të planit të qeverisjes së tij, ndërsa tani e ka si pikë të parë, ku pothuajse i ka harruar të gjitha shqetësimet dhe dikasteret të tjera që të kemi stagnim, si në shëndetësi, politikë të jashtme, ekonomi e shumë të tjera”, thotë mes tjerash Krasniqi.
Kryeministri Kurti dhe presidenti i Serbisë, Vuçiq, me ndërmjetësimin e BE-së do të takohen më 18 mars në Ohër. Para takimit emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka qëndruar në Kosovë, ku është takuar me përfaqësues të institucioneve dhe liderët e subjekteve politike opozitare. Këta të fundit, i ka informuar për planin e BE-së për dialogun.
Ai ka qëndruar në vizitë dy ditore edhe në Beograd, ku ka thënë se nuk ka marrëveshja pa themelimin e Asociacionit. Ai theksoi se propozimi franko-gjerman i mishëruar tashmë në një marrëveshje për të cilën Kosova dhe Serbia u pajtuan të paktën parimisht flet për normalizim, jo për ndonjë lloj kapitullimi.
Ndërsa, sot në Beograd qëndron edhe emisari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.
Kujtojmë se më 27 shkurt, Kurti dhe Vuçiq kanë pranuar gojarisht propozimin evropian, që Bashkimi Evropian e ka quajtur një marrëveshje bazë. /KP/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

“Isha në një moment të keq emocional…”, flet e dyshuara si rekrutuese e grave të hashashit në Shqipëri

MKRS: Komuna s’mori leje për punimet në zonën ku ka asete kulturore

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët