Partitë opozitare kanë kundërshtuar deklaratat e ministres së Integrimeve Evropiane në Qeverinë e Kosovës, Dhurata Hoxha, sipas të cilës, subjektet opozitare janë përpjekur të dezinformojnë një delegacion të Bashkimit Evropian që po qëndron në Prishtinë, në përpjekje që të sfidojnë procesin e liberalizimit të vizave.
Përfaqësuesit e opozitës thanë për Radion Evropa e Lirë se nuk e sfidojnë procesin e liberalizimit të vizave dhe mbështesin fuqishëm agjendën euro-integruese të Kosovës.
Në Kosovë këto ditë kanë qëndruar për vizitë anëtarët e Grupit të Punës për Rajonin e Ballkanit Perëndimor (COWEB), të cilët kanë pasur takime me përfaqësues të partive parlamentare të pozitës dhe opozitës, e që janë informuar për angazhimet e deritashme për liberalizimin e vizave, si dhe për hapat e mëtejmë për këtë proces.
Kur do të mund të udhëtoni [përafërsisht] pa viza në BE?
Dardan Sejdiu, deputet nga Partia Socialdemokrate, i cili ka qenë në takim me anëtarët e këtij grupi, tha për Radion Evropa e Lirë, se partia e tij e ka bërë të qartë se Republika e Kosovës ka kohë që i ka plotësuar kushtet dhe kriteret për lëvizje të lirë për qytetarët e saj.
“Në asnjë moment Partia Socialdemokrate nuk ka shpërfaqur ndonjë qëndrim apo mendim, i cili mund të sfidojë liberalizimin e vizave. Kemi qenë konsistentë në qëndrimin tonë që liberalizimi duhet të ndodhë sa më parë dhe se qytetarët e Republikës së Kosovës duhet t’i kenë të njëjtat të drejta në kontinentin evropian, në Bashkimin Evropian”, tha Sejdiu.
Edhe deputetë nga Lidhja Demokratike e Kosovës, thanë se i kanë siguruar përfaqësuesit e të gjitha vendeve të Bashkimit Evropian se e mbështesin fuqishëm agjendën euro-integruese të Kosovës. Në një postim në Facebook, Abdullah Hoti, i cili ka qenë i pranishëm në takim, ka shkruar se ka kërkuar që “sa më parë të përmbyllet kjo çështje edhe në Këshillin e Ministrave, në mënyrë që qytetarët e Kosovës të mos mbesin të vetmit në Ballkan që nuk mund të lëvizin lirshëm”.
Në favor të liberalizimit sa më të shpejtë të vizave u shprehën edhe deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje.
Ismail Kurteshi nga kjo Lëvizje, tha për Radion Evropa e Lirë, se liberalizimin e vizave nuk po e pengon opozita, por keqqeverisja.
“Lëvizja Vetëvendosje në raport me integrimet evropiane është gjithmonë pro- integrimeve dhe po japim kontributin tonë që vendi të jetë sa më i integruar. Por, pengesë për këtë punë janë ata që po e keq-qeverisin vendin. Vetëvendosje është në favor të liberalizimit pasi qytetarëve të Kosovës po iu bëhet e padrejtë”, u shpreh Kurteshi.
Ministrja e Integrimeve Evropiane, Dhurata Hoxha, të mërkurën shkroi në Facebook se “është e turpshme që disa përfaqësues të partive opozitare i kontribuojnë krijimit të imazhit negativ për vendin dhe po dëmtojnë procesin e liberalizimit të vizave në këtë fazë finale”.
Këtë deklaratë e quajti për keqardhje Dardan Sejdiu, pasi tha ai, ministrja Hoxha nuk ka qenë fare në takim.
“Fatkeqësia më e madhe është se një ministre (Dhurata Hoxha), flet thashetheme pasi që nuk ishte fare e pranishme në takime. Është për keqardhje se si një ministre flet gjëra të pavërteta”,shpreh Sejdiu.
Kurse, Avdullah Hoti tha se akuza naive dhe e pabazuar dëmton rëndë besimin në mes të pozitës dhe opozitës në të vetmen çështje, në të cilën, sipas tij, ka përkrahje të parezervë nga opozita.
Ndryshe, Komisioni Evropian më 18 korrik të këtij viti, vendosi se Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret dhe i rekomandoi Bashkimit Evropian t’i liberalizojë vizat për qytetarët e Kosovës.
Kurse, Parlamenti Evropian nga mesi i këtij muaji ka votuar me shumicë votash rekomandimin e Komitetit për liritë qytetare, drejtësi dhe çështje të brendshme, për liberalizimin e vizave për Kosovën.
Kosova është vendi i vetëm në Ballkanin Perëndimor, qytetarët e të cilit nuk gëzojnë të drejtën e lëvizjes së lirë në zonën e Shengenit.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Nënshkruhen dy marrëveshje Shqipëri-Emiratet e Bashkuara

Taravari: Për një vit qeverisje, do të ketë rritje prej 15 për qind të pagave për punëtorët shëndetësor

Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

FSK në vendin e 141-të, publikohet indeksi i fuqive ushtarake në botë

Plazh në shkurt, pushuesit në Vlorë sfidojnë temperaturat e ulta dhe lahen në det

Temperaturat shënojnë rritje - ja si do të jetë moti gjatë javës së ardhshme

Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe pritet me nderime shtetërore në Shqipëri

Kamberi akuzon Gjurgjeviqin e afërt me AfD-në për falsifikim të fakteve për Kosovën

Ende nuk janë numëruar mbi 96 mijë vota

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë