Partitë opozitare në Komunën e Prishtinës, kanë kërkuar seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit Komunal.
Telegrafi ka siguruar dokumentin e thirrjes së kësaj seance të jashtëzakonshme e cila në rend dite ka dy pika.
Në këtë seancë e cila do të mbahet më 8 qershor, parashihet shkarkimi i anëtarëve të komisioneve komunale të aksionarëve të ndërmarrjeve publike komunale të Prishtinës që ishin emëruar, zgjedhur nga Kuvendi Komunal.
Kërkesa për seancë është nënshkruar nga 24 këshilltarë komunal.
Ndërkaq në media është përfolur për një prishje të mundshme të koalicionit LDK-PDK në këtë komunë.
Telegrafi ka provuar të marrë një qëndrim nga nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Alban Zogaj, por i njëjti deri në momentin e publikimit të këtij artikulli nuk është përgjigjur. /Telegrafi/