Komuna e Gjilanit ka njoftuar se Komiteti për Politikë dhe Financa, nën udhëheqjen e Kushtrim Kadriut, nuk ka rekomanduar për Kuvend raportin gjashtëmujor të kryetarit, raportin financiar janar-qershor dhe projekt-propozimin e buxhetit për vitin fiscal 2025.
Përmes një komunikate për media, opozita votoi kundër këtyre pikave, duke pretenduar se raportet janë jorelevante, pasi sipas tyre po përfundon 9-mujori i vitit, dhe duke theksuar se ata janë përjashtuar nga dëgjimet buxhetore.
“Në këtë rast, partitë opozitare (LDK-AAK-Vatra), të cilat votuan kundër, janë arsyetuar se raporti gjashtëmujor i kryetarit dhe raporti financiar tashmë janë jorelevante e post-festum, meqë po përfundon 9-mujori i këtij viti, ndërsa për projekt – propozimin e buxhetit për vitin fiskal 2025, u tha se opozita është përjashtuar nga organizimi i dëgjimeve buxhetore”, thuhet në komunikatë.
Kryetari i Komunës, Alban Hyseni, reagoi ndaj këtyre pretendimeve, duke thënë se raportimi është një obligim ligjor dhe opozita ka pasur qasje në materialet e nevojshme në kohë. Ai po ashtu shtoi se raportimi publik dhe ai në Kuvend janë dy procese të ndara, por të domosdoshme për performancën financiare të Komunës.
Ai tha se projekt propozimi i buxhetit është obligim ligjor që të shkojë për miratim në seancën e Kuvendit.
“Raportimi përmes dëgjimit publik me qytetarët dhe raportimi në Kuvendin Komunal, janë dy cështje të ndara, Është obligim imi me ligj që të raportojë edhe në dëgjim publik me qytetarët, e edhe në Kuvend, përndryshe penalizohemi nga grantet e performancës. Arsyetimi se keni qenë të përjashtuar nga dëgjimet buxhetore nuk qëndron sepse materialet dhe orarin e keni marrë me kohë. Raportet janë gjithmonë post-festum sepse nuk mund të raportojmë pa përfunduar 6-mujori”, ka thënë kryetari Hyseni.
Ndërkohë, në komunikatë tutje thuhet se Kuvendi ka shqyrtuar dhe rekomanduar për Kuvend raportin e auditimit për pasqyrat financiare vjetore të Komunës së Gjilanit për vitin 2024, vlerësimin e rreziqeve nga fatkeqësistë natyrore dhe fatkeqësitë tjera për komunën e Gjilanit, projekt-rregulloren për ndarjen e bursave dhe diskutimin rreth ngritjes së kujdesit institucional për grupet e margjinalizuara.
Ndërkaq, në këtë mbledhje, KPF nuk ka rekomanduar për Kuvend kërkesën e kryetarit të Komunës, Alban Hyseni, për themelimin e Inkubatorit të Biznesit në një hapësirë prej 15 hektarësh
Raporti i votimit pro (VV-PDK-AAK) dhe kundër (LDK-Vatra) ishte i barabart (4 – 4) dhe në këtë rast kryesuesi i Kuvendit, Kushtrim Kadriu, ka shfrytëzuar të drejtën e votimit të dyfishtë për të mos e rekomanduar për Kuvend këtë kërkesë me arsyesimin se Komuna ka Inkubator të Biznesit.
“Ta dini të gjithë që ju që keni votuar kundër se flitet për një hapësirë 15 hektarëshe e për fonde të cilat i kemi të garantuara. Komuna me këtë rast po humbë projekt i cili garanton zhillim të bizneseve, punësim e përgatitjen e të rinjve për tregun e punës. Ju po e pengoni të ardhmen e fëmijëve të kësaj komune”, ka nënvizuar Hyseni.
Ndërkohë, në mungesë të raporteve përmbledhëse, KPF ka shtyrë për një mbledhje tjetër Raportin e punës së Ndërmarrjeve Publike Lokale: “Stacioni i Autobusëve”, “Tregu” dhe “Ecohigjiena”,, sikurse edhe Raportin për përfundimin e gjysmë-vjetorit të dytë shkollor 2023-2024, ndërkaq për pikat tjera u tha se janë të panevojshme për të qenë pjesë e diskutimeve në Kuvend. KPF, në fund, nuk ka rekomanduar për Kuvend as kërkesën e VV-së për bartjen e 2.5 milionë eurove. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Dy përfaqësues nga Gjilani pjesë në garat më të mëdha të matematikës në botë

PDK në Gjilan akuzon kryetarin Hyseni për bllokim të qëllimshëm të buxhetit

Policia në Gjilan për një javë shqipton mbi 1 mijë gjoba – apelon qytetarët të respektojnë dispozitat ligjore në trafik

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Gjesti zgjedh për t'i rikthyer: Redonin, G Banin, Jozin, Amberin, Klajdin, Krisën dhe Gertin, banorët shkojnë në televotim

Egli zgjidh litarin dhe çon gjithë grupin në dënim: Vij nga një Prime i rënduar, Rizarta: Nuk është e drejtë kjo

Armëpushimi në rrezik? Izraeli 'anulon' lirimin e më shumë se 600 të burgosurve palestinezë

Olta magjeps me dukjen perfekte gjatë pushimeve në Kubë

Gjermanët do të votojnë për kanceralin e ri - kush është favorit sipas sondazheve të fundit?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë