Partitë opozitare po konsiderojnë se pushteti nuk ka adresuar rekomandimet e Komisionit të Venecias për Projektligjin për Këshillin Prokurorial të Kosovës. Në Komisionin për Legjislacion u tha se kjo nismë legjislative do të përfundojë sërish në Gjykatë Kushtetuese dhe se partia në pushtet nuk e ka seriozisht reformën në drejtësi.
Gjatë shqyrtimit të raporteve të komisioneve kryesore për këtë projektligj, deputetët e opozitës theksuan se po cenohet pavarësia e Këshillit Prokurorial të Kosovës.
Komisioni për Legjislacion ka miratuar raportet e komisioneve kryesore për Projektligjin për Këshillin Prokurorial të Kosovës, shkruan KP.
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj ka paralajmëruar që këtë projektligj do ta dërgojnë në Gjykatën Kushtetuese, meqë theksoi se nuk janë marrë parasysh rekomandimet e Komisionit të Venecias.
“Është e papranueshme që letrat që na vijnë prej faktorëve të rëndësishëm ndërkombëtarë në Kosovë, e që më pas kjo reflekton në Raportin e Progresit që ata e qesin për Kosovën që ti të mos e ndash me neve, por ta mbash për vete.
Mendoj që është gabim, është shumë gabim dhe është detyrë e jotja që ti me nda me neve, ndërkohë që unë po them që mirë të ndaleni këtë proces edhe tash, përkundër që e keni miratuar ju si komision, ta ndalni dhe ta ktheni edhe një herë tek qeveria në mënyrë që propozimet tjera të vijnë në përputhje edhe me rekomandimet e Komisionit të Venecias por edhe me idenë që reforma në sistemin e drejtësitë të jetë vërtetë reformë dhe të mos deformohet sistemi.
Unë normalisht që do ta votojë kundër dhe po ju them që kjo çështje fatkeqësisht do të përfundojë përsëri në Gjykatë Kushtetuese sepse jemi të vendosur që të mbrojmë kushtetutshmërinë në Kuvend”, deklaroi Selmani.
Selmani shtoi se mos marrja parasysh e rekomandimeve ka pasoja politike për vendin.
Për këtë ka reaguar kryetari i Komisionit për Legjislacion, Adnan Rrustemi, i cili tha se në grupin punues janë trajtuar rekomandimet e Komisionit të Venecias.
“Letra e cila është dërguar nga Zyra e BE-së ka qenë në fazën të shqyrtimit të projektligjit në grupin punues. Dhe e kam trajtuar si letër drejtuar kryesuesit të grupit punues dhe ka pasur qasje secili që është përfshirë në këtë proces.
Nuk ka qenë një letër në fazën e shqyrtimit në komision pasi që e ka përmbyllur grupi punues. Ka qenë në fazën e trajtimit në grup punues. Madje edhe komentet e Zyrës së BE-së kanë qenë për dispozitat specifike për të cilat jemi takuar edhe jemi ndalur me i adresuar. Unë ndaj bindjen që janë adresuar mbase në formë të ndryshme, në situata të caktuara…Unë jam i bindur që projektligji adreson rekomandimet e Komisionit të Venecias, merr për bazë aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese. Nuk ka asnjë arsye, asnjë element antikushtetues”, u shpreh ai.
Me këtë nismë legjislative, Rrustemi theksoi se qeveria po bën përpjekje që të zhbëjë karakterin koorporativist që e ka Këshilli Prokurorial i Kosovës. Megjithatë, deputeti Selmanaj tha se pushteti nuk po synon reformë të mirëfilltë të drejtësisë.
Edhe deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Hajdar Beqa tha se ky projektligj nuk e kalon filtrin e Gjykatës Kushtetuese, meqë konsideroi se ka dhjetëra shkelje.
“Kjo mazhorancë e ka parë se i ka pasur numrat për të bërë reformë në drejtësi sikur ta kishte vullnetin, por prej fillimit ka luajtur ping-pong. Edhe u lidh në ata numrat se qysh me zgjedh kryeprokurororin. Me pas njëmend që ta luftojë korrupsionin, nuk e kish lënë katër vjet Kosovën pa kryeprokuror, katër vjet ne nuk kemi kryeprokuror e flasim për luftim të korrupsion në Kosovë. Kryeprokurorin nuk e zgjedhin pse nuk po i pëlqen x apo y, krejt ky ligj po bëhet se qysh me u zgjedh kryeprokurori jo qysh të bëhet reforma. Këtu është tema për mendimin tim”, tha Beqa.
E deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri tha se me përbërjen aktuale të Këshillit Prokurorial të Kosovës po cenohet pavarësia institucionale.
“Me një lexim analitik dhe kritik të vendimit të Gjykatës Kushtetuese, brenga kryesore ka qenë trupa e cila e udhëheq këtë institucion që është Këshilli Prokurorial i Kosovës. Edhe ku flasim tek kjo trup, unë pajtohem me Adnanin që thotë se numrat kurrë nuk kanë qenë qëllim, sepse është e vërtetë, qëllimi ka qenë vendimmarrja, ndikim politik në vendimmarrje përmes anëtarëve jo prokurorëve. Ju kam thënë edhe atëherë ‘moni bre mos e rritni në 19 se u bonëm horë’. 19 njerëz as në Kampionatin Evropian nuk janë në fushë, 11 janë në fushë tjerët në rezervë. 19 prokurorë aty çfarë bëjnë….Problemi kryesor për mua është përbërja, unë mendoj me këtë përbërje të KPK-së është ka cenohet pavarësia institucionale, pavarësia që i delegohet me kompetencë dhe mandat dhe mbi të gjitha po i hapen dyert këtij institucioni me pas ndikim të drejtpërdrejt politik”, u shpreh Tahiri.
Anëtarët e Komisionit për Legjislacion kanë miratuar edhe raportin për projektligjin për të drejtat pronësore të shtetasve të huaj në Republikën e Kosovës. /KP/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Gjykata Kushtetuese nis procedurën për vendimin e qeverisë për medresenë ‘Isa Beu” në Shkup

Aksident komunikacioni në Prishtinë, lëndohen dy motoçiklistë

Kostadinovski: Kuvendi i ka kufizuar të drejtat e qytetarëve me ndryshimet e Kodit zgjedhor

Një grua humb jetën nga sulmi në zemër pas ndjekjes nga qentë në Podujevë

Nis numërimi i votave nga jashtë, mbi 15 mijë fletëvotime pritet të numërohen

Hooper: Kosova duhet të komunikojë më mirë me Uashingtonin, mos t'i japë leksione SHBA-së

Dëshmitari i akuzuar për spiunazh: Na u ofruan para që vëllai ta tërheq deklaratën e dhënë lidhur me shpërthimi në lokalin “Sekiraqa”

Këto janë të gjitha vendimet e qeverisë

Raportimet për tërheqjen e trupave amerikane, “OCTOPUS” i quan propagandë dhe manipulim për të krijuar frikë në Ballkan

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Zbulohet identiteti i gruas së dytë të Feros - ka një ngjashmëri të madhe me Arbenitën

Videoja e cila po shpërndahet me të madhe, Egli Tako pranon se po merr antidepresantë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 4

Real Madridi po përgatit një ofertë të madhe për transferimin e yllit të PSG-së

E dashura e re e yllit të Real Madridit, dikur pjesë e faqeve 'online' për eskorta? Jude Bellingham në qendër të vëmendjes për lidhjen e tij të re

Guardiola rikthehet për yllin e Real Madridit: Man City i gatshëm për ofertë 150 milionëshe