Kryetarja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, e cila ka marrë pjesë në takim konsultativ me presidenten e vendit, Vjosa Osmani, ka propozuar që zgjedhjet e ardhshme parlamentare të mbahen më 9 ose 16 shkurt 2025.
Kusari, përmes një postimi në Facebook, në cilësinë e kryetares së Alternativës, ishte e ftuar sot në takimin me kryetarët e subjekteve parlamentare nga Presidentja e vendit Vjosa Osmani-Sadriu, për të diskutuar datën e zgjedhjeve të rregullta parlamentare në Kosovë.
“Ky diskutim ka një rëndësi të veçantë për shtetin tonë të ri, pasi është hera e parë që nga shpallja e pavarësisë që legjislatura e tetë bashkë me ekzekutivin e përmbyllin një mandat të plotë qeverisës”, ka shkruar Kusari-Lila, transmeton Telegrafi.
Ajo ka thënë se “gjithashtu, në cilësinë e anëtares së koalicionit qeverisës, e ritheksova gatishmërinë tonë të mëhershme për zgjedhje të parakohshme, nëse do të ketë gatishmëri dhe unitet të plotë nga opozita, gjë që nuk u dëshmua se u arrit nga ta”.
“Ndërsa, sa i përket datës së zgjedhjeve të rregullta, deklarova se tradicionalisht, muaji janar, si muaji më i ngarkuar i vitit pas festave të fundvitit, nuk është i përshtatshëm. Rrjedhimisht, datat 9 ose 16 shkurt, do të mund të ishin shumë më të favorshme për mbarëvajtje të fushatës parazgjedhore dhe procesit zgjedhor”, ka shkruar ajo.
Kusari-Lila ka thënë se alternativa mbetet e përkushtuar në avancimin e agjendës liberale progresive dhe dinamizimin e agjendës zhvillimore të shtetit.
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, pas takimit me partitë politike të mërkurën, ka thënë se janë katër data që parashihet të mbahen zgjedhjet parlamentare në vend.
“Sipas ligjit janë katër data për zgjedhje, është 26 janari, 2 shkurt, 9 shkurti dhe 16 shkurti meqenëse ligji ynë parasheh që vetëm të dielave të mbahen zgjedhjet. Dhe diskutimi ynë ishte vetëm në kontekst të këtyre katër datave. Kishte preferenca. Tani jemi ende brenda afatit të konsultimeve. Mirëpo nga data 26 korrik, presidentja fiton të drejtën me bë shpalljen, kështu që afatet veçse ekzistojnë. Nga shumica dërrmuese e partive nuk kishte ndonjë kërkesë për konsultime shtesë, u pajtuam që si Presidencë, që vendos për shpalljen e zgjedhjeve, ta bëjmë analizën e të gjitha datave”, tha ajo, duke shtuar se vendimi për datën e zgjedhjeve ende nuk është marrë.
Ndryshe, kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovë, Lumir Abdixhiku, pas takimit konsultativ me presidenten Vjosa Osmani për caktimin e datës së zgjedhjeve të rregullta, tha se propozoi datën 26 janar 2025 si datën më të përshtatshme për zgjedhjet e ardhshme, duke theksuar rëndësinë e krijimit të një Qeverie të re që do të parandalojë zhbërjen e shtetit dhe do të rikthejë orientimin pro-perëndimor, si dhe do të fokusoheshin në zhvillimin dhe mirëqenien qytetare.
Edhe kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka thënë se në takimin me presidenten Osmani ka propozuar 26 janarin e vitit 2025 si datë optimale për mbajtjen e zgjedhjeve të rregullta nacionale në Kosovë.
Krasniqi përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se për zgjedhjet e rregullta nuk ka nevojë të ketë shtyrje të pajustifikueshme.
Njësoj, si krerët e PDK-së dhe LDK-së, edhe lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka propozuar që zgjedhjet parlamentare të mbahen më 26 Janar 2025.
Kjo datë, sipas tij, përfaqëson opsionin e parë në përputhje me afatet ligjore për organizimin e zgjedhjeve. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Kurti, politikani më i votuari në Kosovë – thyen rekordin e presidentes Vjosa Osmani

A po rrezikon Kurti arrestimin për shkak të mos paraqitjes në prokurori për intervistim? Flasin njohësit e sistemit të drejtësisë

Departamenti amerikan i Mbrojtjes: Nuk ka ndryshime të planifikuara për trupat në Kosovë

NJSI dhe K-9 ndërhyjnë në Prishtinë – arrestohet një person, konfiskohen armë dhe municion

Siguria në Kosovë - ushtarët amerikanë të KFOR-it kryejnë patrullime përgjatë kufirit në veri

Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi