Ka përfunduar mbledhja e Kryesisë së Kuvendit, ku partitë opozitare LDK, PDK dhe AAK kanë kërkuar që të mbahet një seancë ditën e premte, ku do të raportojë kryeministri Albin Kurti, lidhur me zhvillimet e fundit në dialog.
Shefi Grupit Parlamentar i LDK-së, Arben Gashi, ka thënë para mediave se Kurti duhet të raportojë në Kuvend, për zhvillimet e fundit në dialog, transmeton Telegrafi.
“U pajtuam që të ftojmë kryeministrin për raportim në Kuvend, lidhur me bisedimet e fundit që janë mbajtur dhe çfarë ka pranuar Kurti, cili është ai draft-status, presim që Kurti të jetë të premten në Kuvend”, tha ai.
Gashi po ashtu deklaroi se janë të shqetësuar për grevën në minierën e Trepçës, dhe se kërkesat e tyre duhet të plotësohen.
“Është më rëndësi jetike të shohim se si janë raportet e Kosovës me ndërkombëtarët, të shohim se çfarë ka ndodhur me masat e vendosura ndaj Kosovës”, tha ndër tjera ai.
Ndërsa, shefi i GP të PDK-së, Abelard Tahiri pohoi se të premten presin nga kryeministri Kurti që të flet për Asociacionin, për të cilin ka shprehur pajtueshmëri në Bruksel.
“Kërkuam të mbajmë një seancë, ku kryeministri është pajtuar për një dokument në Bruksel. Mendoj që ky është një obligim i kryeministrit, i cili duhet të respektojë rezolutën e Kuvendit, që e obligon atë të raportojë në Kuvend. Kërkuam të ndodhë raportim të premten. Është e rëndësishme të shohim se në cilat pika është pajtuar Kosova”, theksoi ai.
Tahiri gjithashtu deklaroi se kanë kërkuar që të plotësohen edhe kërkesat e minatorëve, dhe se nëse nuk ndodhë plotësimi i kërkesave, do të kërkojnë që të diskutohet në Kuvend.
Para mediave u deklarua edhe shefi i GP të AAK-së, Besnik Tahiri.
Tahiri po ashtu deklaroi se Kurti duhet të raportojë për dialogun.
“E shohim të rëndësishme raportimin e kryeministrit në Kuvend, se çfarë ka ndodhur atje. Është e papranueshme sjellja e monarkut, ne jetojmë në demokraci parlamentare dhe jo në mbretëri, Ky raportim është shumë i rëndësishëm. Çështja e dytë me rëndësi ka të bëjë me jetën e qytetarëve, Për AAK ju e dini se paga minimale është në Gjykatën Kushtetuese”, pohoi ai. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
FSK në vendin e 141-të, publikohet indeksi i fuqive ushtarake në botë

Kamberi akuzon Gjurgjeviqin e afërt me AfD-në për falsifikim të fakteve për Kosovën

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Rregullat e reja të qirasë së plazheve godasin rëndë Ulqinin

Turistë nga Shqipëria e Spanja në Prizren, qyteti me histori dhe bukuri natyrore

Asnjë minoritet në Drenas por marrin 201 vota

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë