Relacionet e operatorëve të telefonisë mobile në Kosovë, Vala dhe IPKO me operatorët ndërkombëtarë, po shihen si sfidë për fillimin e zbatimit në tërësi të kodit telefonik të Kosovës +383.
Për këto sfida të dy operatorët kanë njoftuar me shkresë zyrtarët në Autoritetin Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKREP).
Sipas ARKEP-it, afati i fundit për hyrjen në funksion në tërësi të kodit shtetëror +383, është 31 tetori i këtij viti.
Kodi shtetëror i është ndarë Kosovës në dhjetor të vitit 2016 nga Unioni Ndërkombëtar i Telekomunikimeve (ITU). Ky kod, ishte produkt i dialogut ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit në kuadër të bisedimeve të Brukselit. Ai ishte paraparë që të nisë së zbatuari më 30 qershor të këtij viti, por ky afat ishte shtyrë për 31 tetor, pas kërkesave të operatorëve të telefonisë mobile dhe fikse Vala dhe IPKO.
Arsim Bilalli zëdhënës në Telekomin e Kosovës, tha për Radion Evropa e Lirë, se me gjithë përpjekjet për një zgjidhje adekuate, zbatimi i kodit nuk varet vetëm nga vullneti dhe resurset teknike të Telekomit, por, këtu janë të përfshira edhe relacionet me partnerët e jashtëm.
“Prandaj, duke marrë parasysh ndërlikueshmërinë e situatës dhe synimet tona në realizimin e implementimit, ku në këtë projekt janë të involvuara edhe investimet efektive në infrastrukturën e Telekomi të Kosovës, tani për tani mbetet i hapur implementimi i plotë i kodit, ku për çfarëdo rezultati përfundimtar, qoftë edhe të improvizuar, do ta njoftojmë Autoritetin Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare”, thuhet në përgjigjen e Telekomit të Kosovës.
Edhe zyrtarë të telefonisë mobile, IPKO, të cilët shfrytëzojnë kodin e Sllovenisë (+386), thonë se kjo kompani ka filluar zbatimin e kodit +383 në prill të këtij viti në të dyja rrjetet, fiks dhe atë mobil.
“Prej asaj kohe konsumatorët e IPKO-s, në rastet e thirrjeve ndërkombëtare dalëse, paraqiten vetëm me kodin e ri shtetëror +383”, tha Edona Zogu, përgjegjëse për marrëdhëniet me publikun në këtë kompani.
“Mbyllja e kodit të vjetër, mund të ndodhë lehtë më 1 nëntor, por çështja e vetme vazhdon të mbetet me operatorët e vendeve të ndryshme të botës, të cilët ende nuk e kanë hapur rangun për kodin e Kosovës dhe si rrjedhojë, klientët e tyre nuk mund të realizojnë thirrje drejt kodit +383. Në mënyrë që konsumatorët tanë të jenë të qasshëm nga të gjithë, ne kemi kërkuar nga ARKEP-i që të shtyjë afatin e mbylljes së kodit të vjetër, derisa këta operatorë ndërkombëtarë të hapin rangun për kodin e ri shtetëror të Kosovës”, tha Zogu.
Por, Kreshnik Gashi, kryetar i Bordit të Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare, tha për Radion Evropa e Lirë se çështja e marrëveshjeve ndërkombëtare është kompetencë e operatorëve të telefonisë mobile.
“Çështja e hapjes se rangjeve të operatorëve në mbarë botën është çështje e bashkëpunimit reciprok të operatorëve tanë me operatorët në botë. Prandaj, ata kanë pasur kohë të mjaftueshme për t’i hapur ato rangje deri më tani, pasi ky proces ka qenë i paraparë të përfundojë brenda një afati 18 mujor”, tha Gashi.
“Shteti i Kosovës ka përfunduar obligimin ndaj operatorëve në momentin e publikimit të kodit shtetëror +383 në buletinin e ITU –së”, theksoi ai.
Gashi tregon se të dy operatorët e telefonisë fikse dhe mobile kanë dërguar shkresa në ARKEP, ku kanë paraqitur sfidat më të cilat po përballen gjatë këtij procesi.
Por, ai thotë se pasi të trajtohen shkresat do të merret ndonjë vendim për apo jo të vazhdimit të afatit.
“Ne jemi në një fazë të konsultimeve më te dy operatorët. Pasi t’i marrim të gjitha informacionet, ne do të vendosim. Ne konsiderojmë se data 31 tetor ka qenë afat optimal që operatorët të përfundojnë obligimet e tyre dhe të zbatohet kodi në të gjithë operatorët”, theksoi Gashi.
Telefonia mobile Vala shfrytëzon kodin e Monakos (+377), ajo e IPKO-s kodin e Sllovenisë (+386) për të cilat Kosova duhet të paguajë kosto të lartë të shpenzimeve.
Të dhënat e zyrtare tregojnë se kostoja e përgjithshme e shkaktuar deri më tani nga mungesa e kodit telefonik ka arritur shifrën në mbi 220 milionë euro. /Rel/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![BERZH ka investuar 113 milionë euro në Kosovë në vitin 2024](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2017/01/BERZH-780x439.jpg)
BERZH ka investuar 113 milionë euro në Kosovë në vitin 2024
![TEDORE nga Kosova, në mesin e gjigantëve Evropianë në Panairin “ARTOZA 2025”](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/005e6888-0d4b-4aea-a002-73c4f4407290-1-780x439.jpg)
TEDORE nga Kosova, në mesin e gjigantëve Evropianë në Panairin “ARTOZA 2025”
![DITËT E DASHURISË – Oferta që sjell ngrohtësi në shtëpinë tuaj!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Foto-Artikulli.jpg)
DITËT E DASHURISË – Oferta që sjell ngrohtësi në shtëpinë tuaj!
![Rritja e çmimeve, qytetarë të shumtë bojkotojnë supermarketet në Kosovë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/unnamed-3-1-780x439.jpg)
Rritja e çmimeve, qytetarë të shumtë bojkotojnë supermarketet në Kosovë
![Tre arsye për të vizituar CineStar nga 13 deri më 16 Shkurt!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/4DX-1-780x439.jpg)
Tre arsye për të vizituar CineStar nga 13 deri më 16 Shkurt!
![Vizion dhe strategji - Sekreti i suksesit të Pro Transport](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/464408704_1096434705819531_7403589985668742867_n-1-1-1-780x439.jpg)
Vizion dhe strategji - Sekreti i suksesit të Pro Transport
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-2025-780x439.jpg)
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
![Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eugen-dnv-780x439.jpg)
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës
![Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-92-780x439.jpg)
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi
![Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/imer-mushkolaj-780x439.jpg)
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi
![Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ylli-hoxha-780x439.jpg)
Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë
![Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/fushata-subjektet-1-780x439.jpg)
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht