Sipas burimeve policore gjatë operacionit në fjalë komisariati i Policisë Lushnje, në bazë të të dhënave, organizoi shërbimet dhe bëri të mundur arrestimin e Fatjon Balliu, 23vjeç, Namik Rrethi, 33 vjeç, Shkëlqim Sokoli, 26 vjeç, Leonard Xhafa, 38 vjeç, Kastriot Likja , 25 vjeç, Qerim Kasa, 21 vjeç.

Ndalimi i këtyre shtetasve dhe shpallja në kërkim e dy prej tyre u bë pasi Komisariati i Policisë Lushnje, prej një periudhe një mujore kishte ndërtuar punën gjurmuese dhe hetimore për dokumentimin e veprimtarisë së tyre kriminale, të cilët në bashkëpunim me njëri tjetrin për një periudhe kohore disa mujore kanë kryer në bashkëpunim 19 vjedhje në rrethet Lushnje dhe Kavaje të objekteve të ndryshme tregtare dhe banesa.


Gjatë operacionit janë sekuestruar 3 automjete, ora dore, parfume, vegla pune edhe mjetet me të cilat kryenin vjedhjet.

Gjithashtu nga hetimi rezultoi se këta janë autorë dhe të 7 vjedhjeve të lokaleve dhe banesave të ndodhura në rrethin e Kavajës së Shqipërisë.