LAJMI I FUNDIT:

Operacioni ‘Banesa’ zë në grackë hajdutët

Operacioni ‘Banesa’ zë në grackë hajdutët

Kanë përfunduar në prangat e policisë së Durrësit dy hajdutë të cilët ishin bërë tmerri i Sukthit për sa i përket vjedhjes së banesave në këtë zonë.

Në kuadër të operacionit policor “Banesa” janë arrestuar nga policia e Durrësit shtetasit Vullnet Kolaveri, 21 vjeç, banues në fshatin Sukth i Ri dhe Ervin Rizani, 20 vjeç, banues në Lagjen 2, fshat po i Sukthit.

Sipas burimeve zyrtare policore, arrestimi i dy shtetasve të sipërcituar është bërë për arsye se këta në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe me persona të tjerë, kanë kryer disa vjedhje në territorin që mbulon Njësia Administrative, Sukth.


Deri tani policia ka dokumentuar vjedhjet e kryera në datën 08.06.2016, ku është vjedhur banesa në pronësi e shtetasit R. E. banues në Sukth, emigrant në Greqi, ku është vjedhur një televizor i markës LG, i madhësisë 52 polsh, i llojit plazma.

Po kështu, në datë 22.05.2016, në fshatin Perlat, rrethi Durrës, është konstatuar vjedhja e banesës (të pabanuar) në pronësi të shtetasit A. M., banues në fshatin Perlat, emigrant në Greqi, ku kanë vjedhur nënprodukte rrushi, verë e raki.

Në datë 11.05.2016, po në Sukth i Ri është konstatuar vjedhja e shtëpisë pronarit me iniciale L. D, banues në Sukth (emigrant në Itali), ku janë vjedhur dy varëse floriri.

Sipas burimeve policore, dyshohet se dhe persona të tjerë janë përfshirë në këto vjedhje, që janë kryer në bashkëpunim. Të arrestuarit janë persona me precedentë penalë të mëparshëm në fushën e veprave penale kundër pronës. Ll. K.

Në trend Lajme

Më shumë
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime

Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime

Lajme
Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan

Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan

Lajme
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Si pritet të jetë ndarja e mandateve në Kuvend për subjektet nga minoritetet? Tregon Cakolli

Si pritet të jetë ndarja e mandateve në Kuvend për subjektet nga minoritetet? Tregon Cakolli

Lajme
Osmani takon zëvendëspresidentin amerikan Vance, diskuton për aleancën me SHBA-të

Osmani takon zëvendëspresidentin amerikan Vance, diskuton për aleancën me SHBA-të

Lajme
Kalo në kategori