Pas disa muajve që Opel kishte njoftuar se do të prodhojë modelin e ri Mokka, kjo kompani tashmë e ka prezantuar modelin e ri, një model që njofton një ndryshim në dizajn.

Makina u prezantua personalisht nga udhëheqësit e markës. Pa dyshim, ata janë shumë krenarë për Mokka, kështu që nuk është për t'u habitur që Michael Lohscheller qëndroi para makinës kur e prezantoi atë, transmeton Telegrafi.


aad32f92 6903 47bc bbd1 480cc177e10d

Mokka e re është këtu dhe nuk është vetëm një përparim në dizajn. Edhe brendësia e saj tashmë është më shumë digjitale. Çmimi është i njohur gjithashtu, në tregun gjerman Opel do të shkojë nga 19,990 euro.

09263618 5231 462e 85c0 3892225a8b77

Projektuar në Rüsselsheim, Opel Mokka ka pajisje të pasura dhe një motor benzinë ​​1.2 turbo me 100 kuaj fuqi.

3acbe2a5 2564 4fac bbe7 c854d72d67cd

Në anën tjetër të gamës është Mokka, një version elektrik me një çmim fillestar prej 32,990 euro.

Makina ka 136 kuaj fuqi dhe 250 Nm çifte rrotulluese  dhe me një bateri 50 kWh mbulon 324 km rrugë.

ca7310bc c5f3 4c9c b38b 4810d8ec6290

dc0fefa1 7804 4b8c 9b31 4e615b389736