Opeli synon të ringjallë emrin Manta dhe ta përdorë atë për një veturë elektrike që arrin në mes të kësaj dekade.
Modeli elektrik Manta do të jetë pjesë e shndërrimit të Opel në një markë që prodhon ekskluzivisht vetura elektrike. Bosi i Opelit, Michael Lohscheller ka konfirmuar ringjalljen e Mantas, një model që përfaqësonte një Coupe me rrota të pasme, gjatë një ngjarje që njoftonte investime të mëdha në elektrifikim.
Opel do të bëhet një prodhues i plotë i veturave elektrike në Evropë deri në vitin 2028, raporton autocar.
Versioni i rivendosur dhe i elektrizuar i prezantuar së fundmi i modelit origjinal Manta A shërbeu për të demonstruar teknologjinë elektrike, por modeli i ri do të ndryshojë rrënjësisht.
Gjatë ngjarjes së përmendur, u shfaq vetëm një ngacmues, i cili megjithatë sugjeron që Manta të vijë në formën e një Coupe SUV.
Nuk ka ende detaje, përveç se modeli do të bazohet në një nga katër platformat e Stellantis për veturat elektrike. Këto do të jenë platforma STLA Medium ose STLA Large, të cilat janë të dizajnuara për makina premium dhe me performancë të lartë me të gjitha rrotat.
Platforma STLA Medium është e përputhshme me bateri deri në 104kWh, që do të thotë se mund të pritet një diapazon deri në 700 km. Veturat e bazuara në platformën SLTA do të kenë një bateri prej 118kWh dhe një diapazon deri në 800 km.
Gjenerata e parë Manta A u shfaq në 1970 dhe u bë një rival i modelit Capri të Ford, dhe u bazua në sedan Ascona. Manta u zëvendësua më vonë nga Calibra. /Telegrafi/