LAJMI I FUNDIT:

OnePlus9 me kamerën Hasselblad do të prezantohet më 23 mars

OnePlus9 me kamerën Hasselblad do të prezantohet më 23 mars

Ora Smart OnePlus, e cila është përfolur prej kohësh, mund të paraqitet gjithashtu në ngjarjen digjitale.

Prodhuesi kinez i telefonave të mençur do të prezantojë telefonin inteligjent më të fundit të serisë OnePlus në 23 mars. Ngjarja e nisjes për OnePlus 9 mund të ndiqet në transmetimin e drejtpërdrejtë. Në lidhje me teknologjinë e kamerës, OnePlus punon me prodhuesin e njohur të kamerës Hasselblad, transmeton Telegrafi.

Partneriteti është planifikuar fillimisht për 3 vjet. Prodhuesi suedez i aparateve fotografike është i njohur për kamerat e tij të shtrenjta të niveleve të larta, siç raporton Mashable.


Së bashku me Hasselblad, OnePlus ka punuar në kalibrimin e përmirësuar të ngjyrave për kamerën OnePlus9, e cila duhet të rezultojë në ngjyra më natyrale. Seria OnePlus9 është e pajisur me një sensor Sony IMX789 të bërë me porosi.

Përdoruesit mund të regjistrojnë video RAW 12-bit RAW dhe të përmirësuara HDR. Kamera duhet gjithashtu të mundësojë regjistrimin e videove 4K me 120 korniza në sekondë dhe 8K me 30 korniza në sekondë.

Përveç pajisjes kryesore OnePlus9 Pro, mund të prezantohen edhe telefona inteligjentë më të lirë. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Pas 15 vitesh online, mbyllet LiveLeak – faqja e videove të tmerrshme

Pas 15 vitesh online, mbyllet LiveLeak – faqja e videove të tmerrshme

Më pak se një vit pas lansimit, startup-i i Mira Muratit pritet të arrijë një

Më pak se një vit pas lansimit, startup-i i Mira Muratit pritet të arrijë një "vlerësim marramendës" prej 9 miliardë dollarësh

Teknologji
Telefoni më i hollë në botë tani është me 4.75mm!

Telefoni më i hollë në botë tani është me 4.75mm!

Elon Musk tallet me

Elon Musk tallet me "Anonymous", të cilët haptas e kërcënojnë atë në një video të re

Polonia do t’i transferojë Ukrainës 5000 terminale të tjera Starlink

Polonia do t’i transferojë Ukrainës 5000 terminale të tjera Starlink

Teknologji
Një mashtrim po përhapet shtet më shtet - FBI paralajmëron të gjithë përdoruesit e iOS dhe Android që t'i fshijnë menjëherë këto mesazhe

Një mashtrim po përhapet shtet më shtet - FBI paralajmëron të gjithë përdoruesit e iOS dhe Android që t'i fshijnë menjëherë këto mesazhe

Teknologji
Kalo në kategori