LAJMI I FUNDIT:

Oneplus 7T McLaren Edition do të dalë në shitje që nga sot

Oneplus 7T McLaren Edition do të dalë në shitje që nga sot

Së fundmi ka ardhur konfirmimi se OnePlus 7T Pro McLaren Edition do të jetë në dispozicion që nga sot, e martë, 5 Nëntor në 10:00 GMT.

Konfirmimi vjen direkt nga marka kineze, mirëpo për tregje të caktuara.

Edicioni OnePlus 7T Pro McLaren do të jetë në dispozicion duke filluar nga sot për klientët e OnePlus në të gjithë Evropën dhe Mbretërinë e Bashkuar.


Pajisja ka qenë e disponueshme në sasi të kufizuar që prej kohësh, kështu që tani mund të merrni tuajat.

Regjistrimi për më shumë informacion dhe përditësime përmes postës elektronike mund të bëhet përmes kësaj lidhje.

Ky telefon do të jetë në dispozicion për 928 euro, që është rreth 100 euro më i kushtueshëm se versioni origjinal.

Dallimi kryesor mes këtij versioni dhe origjinalit OnePlus 7T Pro është se vjen me 12 GB RAM në vend të 8 GB, dhe gjithashtu përfshin një karikues Warp Charge 30T, një kabllo USB-C me veshje të portokalltë dhe një mbështjellës ekskluziv Alcantara. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Një grup i udhëhequr nga Elon Musk bën ofertë prej 97.4 miliardë dollarësh për

Një grup i udhëhequr nga Elon Musk bën ofertë prej 97.4 miliardë dollarësh për "të gjitha asetet" e OpenAI - vjen përgjigja e Sam Altman

Teknologji
Një mashtrim po përhapet shtet më shtet - FBI paralajmëron të gjithë përdoruesit e iOS dhe Android që t'i fshijnë menjëherë këto mesazhe

Një mashtrim po përhapet shtet më shtet - FBI paralajmëron të gjithë përdoruesit e iOS dhe Android që t'i fshijnë menjëherë këto mesazhe

Teknologji
Osmani takon CEO-n e Google, ia adreson kërkesat e Kosovës – me vëmendje të veçantë Ads dhe Adsense

Osmani takon CEO-n e Google, ia adreson kërkesat e Kosovës – me vëmendje të veçantë Ads dhe Adsense

Teknologji
Bashkëthemeluesi i OpenAI thotë se platforma e tij

Bashkëthemeluesi i OpenAI thotë se platforma e tij "nuk është në shitje"

Teknologji
Elon Musk tallet me

Elon Musk tallet me "Anonymous", të cilët haptas e kërcënojnë atë në një video të re

Apple drejt prodhimit të një iPhone me ekran të trefishtë?

Apple drejt prodhimit të një iPhone me ekran të trefishtë?

Teknologji
Kalo në kategori