OnePlus 3T me Snapdragon 821 është në përgatitje

Kohët e fundit kanë qarkulluar disa spekulime sipas të cilave thuhet se OnePlus 3 do të pasohet së shpejti nga një model i ri që do të quhet One Plus 3T.
Një raport i ri sugjeron se OnePlus 3T do të jetë i fuqizuar nga procesori Qualcomm Snapdragon 821.
Pajisja e re me numrin serik A3010 së fundmi ka kaluar nëpër çertifikimin “Chine Compulsory” dhe pritet të lansohet nën emrin OnePlus 3T.
Megjithatë, detajet tjera mbi specifikat dhe përditësimet që do të sjell kjo pajisje janë ende të paqarta.
Gjatë ditëve në vijim do të mund të kemi informata të reja mbi tiparet e ndryshme të pajisjes së ardhshme nga OnePlus.
Nga
Telegrafi
25/10/2016
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate




















































