Është një prej aktoreve më të dashura shqiptare dhe karriera e saj vazhdon të jetë e suksesshme me shumë projekte artistike që pëlqehen e priten mirë nga publiku.

Bëhet fjalë për aktoren, Olta Daku e cila ndryshe njihet edhe si “profesoresha” në serialin vendor “o sa mirë”.


Si rrallë herë, aktorja në një intervistë për “Tirana Post”, ka folur për jetë personale, duke deklaruar se asnjëherë nuk ka dashur të martohet.

oltadaku 217683345 959766944583888 1754820508349263425 n Foto: Olta Daku/Instagram

“Me thënë të drejtën nuk kam dashur asnjëherë të martohem. As edhe një herë! Domethënë s`e di, është gjëja e fundit që mund të dëshiroj. Mund të ndodhë, por në këtë moment jo. Prej shumë kohësh nuk dua”, është shprehur aktorja.

Tutje ajo tha se të jesh nënë e vetme, pa partner e frikëson.

oltadaku 54731885 308422319844980 5537555351281673790 n Foto: Olta Daku/Instagram

“Nëqoftëse do e doja dikë, patjetër. Mendoj që të rritësh një fëmijë vetëm është shumë e vështirë dhe më tremb kjo gjë”, ka thënë Olta.

Kujtojmë që aktualisht Oltën e shohim në serialin komedi “Nina”. /Telegrafi/