Olivia Rodrigo sulmoi ashpër administratën Trump për përdorimin e këngës së saj All-American B**** në një video në Instagram, ku u bënte thirrje emigrantëve të paligjshëm të të dorëzoheshin vullnetarisht.

Video shfaqte agjentë të ICE (Immigration and Customs Enforcement – Agjencia për Imigracionin dhe Zbatimin e Doganave), duke ndjekur dhe ndaluar persona të dyshuar si ilegalë në SHBA, ndërsa kënga e Olivias luante në sfond.


22-vjeçarja reagoi në komente: “Mos i përdorni kurrë këngët e mia për të promovuar propagandën tuaj raciste dhe plot urrejtje”, shkruan DailyMail.

Departamenti i Sigurisë Kombëtare (DHS) u përgjigj duke deklaruar se zbatuesit e ligjit meritojnë respekt dhe sugjeruan që Olivia t’i falënderojë ata për shërbimin e tyre.

Kritika e Olivias nuk është e rastësishme: ajo ka qenë aktive në mbrojtje të të drejtave të emigrantëve, duke e quajtur trajtimin e komunitetit emigrant në Los Angeles “të tmerrshëm” dhe duke mbështetur të drejtën për lirinë e fjalës dhe protestën.

Kjo nuk është hera e parë që këngët e saj përdoren pa leje nga figura politike; në nëntor, llogaria e Team Trump në TikTok përdori Deja Vu në sfondin e një videoje që festonte fitoret e zgjedhjeve, duke shkaktuar reagime të ngjashme nga ylli i muzikës. /Telegrafi/