LAJMI I FUNDIT:

Olaf Scholz nuk pret krizë të re financiare

Olaf Scholz nuk pret krizë të re financiare

Tronditjet e botës financiare pas kolapsit të dy bankave amerikane dhe krizës së Credit Suisse kanë shtuar shqetësimet për një krizë të re. Scholz nuk shikon rrezik për Europën.

Turbulencat në tregun financiar nuk kanë të mbaruar. Pas paketës miliardëshe për të mbështetur bankën e rënë në krizë, Credit Suisse në Europë pasoi një aksion i koordinuar për të ndihmuar një bankë tjetër në SHBA që ra në krizë. Banka Rajonale First Republik për shkak të problemeve me likuiditetin dhe humbjeve në bursë do të mbështetet me miliarda. Kjo masë është “shumë e mirëpritur” dhe demonstron forcën rezistuese të sistemit bankar, thuhet në një njoftim për shtyp të Ministrisë së Financave në Uashington.

Scholz: Sistemi më i stabilizuar


Pas kolapsit të bankës Silicon Valley dhe krizës në tregjet financiare, kancelari gjerman, Olaf Scholz nuk shikon rrezikun e një krize të re  financiare. “Nuk e shoh rrezikun. Sistemi financiar nuk është më aq i brishtë si para krizës financiare”, tha kancelari gjerman për “Handelsblatt”. Ai nuk pret që këto turbulenca të kenë pasoja për kursimet e gjermanëve. “Ne jetojmë tërësisht në një kohë tjetër”, tha Scholz duke iu referuar krizës financiare të vitit 2008.

11 banka të mëdha në SHBA, mes tyre kryesuesit e këtij sektori, JP Morgan Chase, Bank of America, Citigroup, Wells Fargo, Goldman Sachs dhe Morgan Stanley dhe banka në krizë First Republic duhet të mbështeten me rezerva të pasiguruara në vlerë 30 miliardë dollarësh. Ministrja e Financave në SHBA Janet Yellen u përpoq të qetësonte kongresin, kur tha se sistemi bankar është stabël dhe i sigurtë. “Qeveria ka vendosur për masa të vendosura dhe energjike”, tha Yellen.

Në trend Ekonomi

Më shumë
Reagon Murati: Mbi 23 mijë lëndë përmbarimore kundër komunave në vlerë 35.8 milionë euro

Reagon Murati: Mbi 23 mijë lëndë përmbarimore kundër komunave në vlerë 35.8 milionë euro

Ekonomi
Elen Energy fiton projektin e ri solar SVB 3MW në Istog, Kosovë – Një hap drejt së ardhmes së qëndrueshme

Elen Energy fiton projektin e ri solar SVB 3MW në Istog, Kosovë – Një hap drejt së ardhmes së qëndrueshme

Ekonomi
Eurokoha zbulon sekretin si t’i kaloni pushimet e ëndrrave në Turqi me 40% zbritje

Eurokoha zbulon sekretin si t’i kaloni pushimet e ëndrrave në Turqi me 40% zbritje

Ekonomi
​Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

​Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

Ekonomi
Ibrahimi kërkon ndërhyrje urgjente nga Qeveria: Komunat rrezikojnë kolapsin financiar gjatë 2025-ës

Ibrahimi kërkon ndërhyrje urgjente nga Qeveria: Komunat rrezikojnë kolapsin financiar gjatë 2025-ës

Ekonomi
Kompanitë energjetike çojnë kërkesë në ZRRE për rritjen e çmimit të rrymës në Kosovë

Kompanitë energjetike çojnë kërkesë në ZRRE për rritjen e çmimit të rrymës në Kosovë

Ekonomi
Kalo në kategori