Fatmir Spahiu është një ndër aktoret më të pëlqyer shqiptar. 

Aktori ka bëprë për vete publikun shqiptar me një numër të madh të roleve teatrale dhe filmike.


Por, aktori gjilanas më së miri njihet për rolin e Orhanit në serilian e famshëm "Kafeneja Jonë".

fatmirspahiu 24332381 2010431469242629 8907853083476754432 n

Pos karrierës filmike, aktori ka edhe një familje të mrekullueshme që herë pas here e ekspozon në rrjetet sociale.

Ai ka udhëtuar për festat e fundvitit për në shtetin austriak, ku me këtë rast ka vizituar edhe një muze në Vjenë.

fatmirspahiu 24838892 2048374275397992 8115353719542906880 n

Në "Weltmuseum Wien" gjendet edhe përkrenarja origjinale e heroit kombëtar Gjergj Kastrioti-Skënderbeut, përkrah së cilës është fotografuar aktori së bashku me familjen.

"Me loqkat te mbreti! Tërqethje, krenari ", ka shkruar Spahiu në llogarinë personale në Instagram.

Ndryshe, 35-vjeçari është i martuar me prizrenasen Zanën, me të cilën ka dy fëmijë, Lisin dhe Malin. /Telegrafi/

fatmirspahiu 24845153 350629885410498 4050261010324389888 n

fatmirspahiu 25006262 538605959811227 2493847286971367424 n