Kombet e Bashkuara bënë thirrje të martën për një mbështetje financiare në nivelin rekord prej 35 miliardë dollarësh për t’u dhënë mbështetje humanitare 160 milionë njerëzve.
Pasojat ekonomike nga pandemia COVID-19 i ka shtrënguar miliona njerëz drejt varfërisë ekstreme në mbarë botën.
“Konflikti, ndryshimet klimatike dhe COVID-19 kanë krijuar sfidën më të madhe humanitare që nga Lufta e Dytë Botërore”, tha sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, në një mesazh të regjistruar.
Ai u bëri thirrje donatorëve të ndihmojnë njerëzit që rrezikohen më shumë “në orën më të errët të nevojës së tyre”.
OKB-ja thotë se nevojat reale janë edhe më të larta. Rreth 235 milionë njerëz, ose një në çdo 33 persona në planet, kërkon ndihmë ose mbrojtje. Kjo është një rritje me 40 për qind gjatë vitit 2020.
Ka mbi 63 milionë raste të konfirmuara në mbarë botën me COVID-19, sëmundjen e shkaktuar nga Coronavirusi, sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, i cili ka regjistruar rastet e pandemisë që në fillimet e saj. Gati 1.5 milion njerëz kanë vdekur dhe dhjetëra milionë të tjerë kanë humbur vendet e punës dhe mjetet për të siguruar jetesën gjatë masave të izolimit të imponuara për të ndalur përhapjen e virusit.
“Nuk është vetë sëmundja, megjithëse është shumë e hidhur, ajo që po dëmton njerëzit në vendet e prekshme. Është ndikimi ekonomik. Rritja e çmimit të ushqimeve, rënia e të ardhurave, rënia e kursimeve, ndërprerja e programeve të vaksinave, mbyllja e shkollave – godasin më të varfrit në vendet më të varfra”, u tha gazetarëve drejtuesi i operacioneve humanitare të OKB-së, Mark Lowcock.
Organizata ka paralajmëruar tashmë për nivele në rritje të urisë në shtatë vende, që mund të çojnë në zi buke vitin tjetër, nëse nuk ofrohet asistencë. Këto vende janë Afganistani, Burkina Faso, Republika Demokratike e Kongos, Etiopia, Nigeria, Sudani Jugor dhe Jemeni. Dy javë më parë, OKB-ja shpërndau 100 milionë dollarë nga një fond emergjence, në përpjekje për t’i paraprirë përkeqësimit të mëtejshëm.
Por, dhjetëra vende të tjera po përballen me sfida ekstreme dhe kërkojnë mbështetje të shtuar.
Lowcock tha se për herë të parë që nga vitet 90-të, nivelet globale të varfërisë ekstreme do të rriteshin, duke rrezikuar zhbërjen e progresit prej disa dekadash.
“Nëse nuk ka mbështetje për vendet më të varfra, periudha pas pandemisë do të jetë më e gjatë dhe më e ashpër, duke sjellë kaos dhe anarki”, tha Lowcock.
Ai shtoi se kjo nuk është në interesin e vendeve më të pasura. Megjithëse 35 miliardë dollarë mund të tingëllojë si një shumë e lartë, vendet më të pasura të botës kanë injektuar trilionë dollarë në ekonomitë e tyre për të ruajtur shoqërinë e tyre.
“Ndërsa i afrohemi fundit të një viti të vështirë, përballemi si komunitet ndërkombëtar me zgjedhjen: A do ta lejojmë këtë pandemi të zhbëjë dekada progresi, apo do të veprojmë tani duke bërë diçka”, shtoi ai.
Këtë vit, programet humanitare të OKB-së kanë ndikuar tek gati 100 milionë njerëz në 25 vende. Thirrja për donacione gjatë vitit 2020, e cila u rishikua për të përfshirë fondet për reagimin ndaj COVID-19, OKB-ja u kërkoi donatorëve gati 39 miliardë dollarë. Në fund të nëntorit, organizata kishte marrë rreth 22 miliardë, duke i lënë disa programe me fonde të pamjaftueshme. /VoA/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Liberalizimi i tregut të energjisë, ZRRE del me njoftim zyrtar

Më në fund Vespa vjen seriozisht në Kosovë!

Krepat natyrale Vici – Ëmbëlsia që ju duhet pas Iftarit

Çmimet në “qiell”, qytetarët ankohen për shtrenjtimin e perimeve

Roli i hidratimit të organizmit gjatë muajit të Ramazanit me filtrin e ujit Camelot!

Blej më të mirën dhe kurse me Petrol Company!

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët