LAJMI I FUNDIT:

OKB: Izraeli mund të ketë ‘shkelur sistematikisht’ ligjet e luftës

OKB: Izraeli mund të ketë ‘shkelur sistematikisht’ ligjet e luftës

Ushtria izraelite mund të ketë shkelur vazhdimisht ligjet e luftës dhe nuk ka arritur të bëjë dallimin midis civilëve dhe luftëtarëve, ka deklaruar OKB-ja.

Zyra e organit për të drejtat e njeriut, tha se “forcat izraelite mund të kenë shkelur sistematikisht parimet e dallimit, proporcionalitetit dhe masave paraprake në sulm”.

Ky pretendim bazohet në vlerësimin e gjashtë sulmeve izraelite që shkaktuan një numër të madh viktimash dhe shkatërruan infrastrukturën civile të Gazës, midis 7 tetorit dhe 2 dhjetorit të vitit 2023.


Volker Turk, komisioner i lartë i OKB-së për të drejtat e njeriut, tha se “kërkesa për të zgjedhur metoda për të shmangur ose minimizuar vrasjen e civilëve, duket se është shkelur vazhdimisht”.

Ndërkohë, një tjetër zëdhënës i zyrës së OKB-së tha se do të ketë nevojë për veprim ndërkombëtar në këtë drejtim, nëse Izraeli dështon të hetojë.

Ndryshe, ofensiva izraelite ka vrarë më shumë se 37 mijë palestinezë që nga 7 tetori, sipas autoriteteve në Gazë, shkruan skynews, përcjell Telegrafi.

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, së fundmi pretendoi se SHBA-ja po e vonon dërgimin e armëve në Izrael, gjë që ka ngadalësuar ofensivën në Rafah.

“Na jepni mjetet dhe ne do ta përfundojmë punën shumë më shpejt”, tha Netanyahu.

Bëhet e ditur se presidenti amerikan, Joe Biden, ka vonuar dërgimin e bombave të rënda në Izrael për shkak të shqetësimeve për vrasjen e civilëve.

Por, pavarësisht presionit ndërkombëtar, forcat izraelite kanë depërtuar më thellë në Rafah.

Ndërsa shqetësimet për kushtet e rënda humanitare në Gazë vazhdojnë, tensionet po rriten edhe në kufirin verior të Izraelit me Libanin.

Grupi militant Hezbollah, i mbështetur nga Irani, ka shkëmbyer zjarr me Izraelin për tetë muaj, duke lëshuar një numër të madh të raketave dhe dronëve drejt objekteve ushtarake izraelite.

Ministri i Jashtëm i Izraelit, Israel Katz, paralajmëroi se së shpejti do të marrin një vendim për një luftë gjithëpërfshirëse me Hezbollahun.

“Në një luftë gjithëpërfshirëse, Hezbollahu do të shkatërrohet dhe Libani do të goditet rëndë”, tha Katz. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trump i lodhur nga mënyra se si Zelensky e trajton luftën: E kam parë këtë njeri për vite, qytetet e tij shkatërrohen, njerëzit e tij vriten

Trump i lodhur nga mënyra se si Zelensky e trajton luftën: E kam parë këtë njeri për vite, qytetet e tij shkatërrohen, njerëzit e tij vriten

Botë
Trump deklarohet rreth raportimit të mediave franceze se ai do të vizitojë Rusinë dhe do të takohet me Putinin

Trump deklarohet rreth raportimit të mediave franceze se ai do të vizitojë Rusinë dhe do të takohet me Putinin

Botë
“Raport javor”: Musk thotë se stafi i qeverisë amerikane duhet të justifikojë punën, ose mund të pushohen

“Raport javor”: Musk thotë se stafi i qeverisë amerikane duhet të justifikojë punën, ose mund të pushohen

Amerika
Presidenti i partisë së ekstremit të djathtë në Francë anuloi paraqitjen në një konferencë në Uashington pasi ish-këshilltari i Trump bëri një përshëndetje naziste

Presidenti i partisë së ekstremit të djathtë në Francë anuloi paraqitjen në një konferencë në Uashington pasi ish-këshilltari i Trump bëri një përshëndetje naziste

Amerika
Ku qëndrojnë partitë gjermane në raport me luftën në Ukrainë?

Ku qëndrojnë partitë gjermane në raport me luftën në Ukrainë?

Evropa
Një polic u vra dhe pesë persona të tjerë u plagosën kur një burrë mori peng stafin mjekësor dhe hapi zjarr në një spital në Pensilvani

Një polic u vra dhe pesë persona të tjerë u plagosën kur një burrë mori peng stafin mjekësor dhe hapi zjarr në një spital në Pensilvani

Amerika
Kalo në kategori