Pandemia e COVID-19 ka rritur punën e papaguar të grave që njihen si punët e shtëpisë.
Në Shqipëri treguesit kanë qenë dukshëm më të lartë dhe shqetësues se nga shumë vende të tjera dhe një raport i Komisionit Ekonomik për Evropën në Kombet e Bashkuara (UNECE) tregon se ndikimi psikologjik dhe ai në shëndetin mendor ka qenë edhe më i rëndë.
“Gjatë pandemisë COVID-19, pesha e punës së papaguar shtëpiake dhe të kujdesit u rrit në mënyrë drastike si për gratë dhe burrat, por gratë ende po bëjnë pjesën e luanit. Mesatarisht, 70 për qind e grave në Evropën Lindore dhe Azinë Qendrore raportuan se kishin kaluar më shumë kohë në punë shtëpie sesa para pandemisë. Rritja midis burrave ishte 59 për qind. Në mënyrë të ngjashme, më shumë gra sesa burra raportuan rritje në kohën e kaluar në punë të papaguar të kujdesit në të gjithë rajonin. Ndikimi njerëzor i pandemisë në jetën e përditshme të njerëzve dhe veçanërisht të grave, ka qenë i madh. Sondazhi i Vlerësimit të Shpejtë Gjinor tregoi se shëndeti psikologjik dhe mendor i grave po preket nivele më të larta se ajo e burrave. Veçanërisht, gratë nga Shqipëria me 69 për qind, Turqia me 54 për qind, Kazakistani me 52 për qind dhe Moldavia me 49 për qind kanë përjetuar nivele më të larta të shqetësime psikologjike sesa burrat, por edhe gratë nga vendet e tjera”, thuhet në raport.
I njëjti vlerëson se botërisht dhe në të gjithë Evropën Lindore dhe Azinë Qendrore, gratë në mënyrë disproporcionale mbajnë barrë e punëve të shtëpisë dhe të kujdesit – punë që shpesh është e padukshme dhe e papaguar, dhe që pengon pjesëmarrjen e grave në tregun e punës.
Sipas UNECE edhe para COVID-19 gratë kishin të paktën dyfishin e nivelit të punëve shtëpiake dhe kujdesit në raport me burrat, dhe në disa vende si Maqedonia e Veriut, Shqipëria dhe Turqia niveli ndryshon nga 3 në 5 herë më i lartë për gratë. Shpërndarja e punës së papaguar jep një ide të faktit që gratë kanë më pak orë në javë që mund t’i kushtojnë punës me pagesë, në ndryshim nga koha që kanë burrat.
Vlerësimet e Shpejta Gjinore të ndikimit COVID-19 në jetesë në Evropën Lindore dhe Azinë Qendrore treguan që gratë në mënyrë disproporcionale mbajnë ndikimet negative socio-ekonomike të pandemisë. Në përgjithësi, mbi 40 për qind e grave raportuan ulje të orëve të paguara të punës. Gratë në grupin e moshës 18-34 vjeç raportuan një humbje më të lartë në orët e paguara të punës krahasuar me gratë e tjera dhe krahasuar me burrat në e njëjtën grupmoshë. Gratë e vetëpunësuar u përballën me rënien më të madhe të orëve të paguara të punës afër një 80 për qind në vende të tilla si Kazakistani dhe Kirgistani.
Si rezultat i humbjes së burimeve të jetesës, të tilla si remitencat dhe bujqësia, gratë në 6 nga 10 vende raportuan vështirësi më të mëdha se para pandemisë në plotësimin e nevojave themelore dhe pagimin e shpenzimeve themelore, të tilla si qira, shërbime komunale dhe ushqim. Gratë me fëmijë kishin rritje të lartë me 75 për qind deri në 80 për qind të raportimit të vështirësive lidhur përmbushjen e nevojave themelore kjo në vende si Shqipëria dhe Gjeorgjia.
Pasiguritë financiare që janë përhapur gjatë COVID-19 po kërcënojnë të drejtat e barabarta për burimet ekonomike të grave dhe burrave të varfër dhe atyre në pozicion të dobët, me indikacione të qarta se ndërtimi i rezistencës së tyre mund të mos realizohet. /Monitor/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Sot, shtëpia botuese “Dukagjini” promovon librin “Rrethi i vrasjeve një trup në liqen” nga autorja Iva Procházková

Peci: Brenda dy javësh hapet thirrja që fermerët të aplikojnë për subvencione

Minimi i 8-të, sot bllokohet sërish segmenti i rrugës Kijevë-Dollc

Peci: Brenda dy javësh hapet thirrja që fermerët të aplikojnë për subvencione

Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Minimi i 8-të, sot bllokohet sërish segmenti i rrugës Kijevë-Dollc

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri