LAJMI I FUNDIT:

OJQ-të kërkojnë shkarkimin e Ramadan Mujës

OJQ-të kërkojnë shkarkimin e Ramadan Mujës

Përfaqësues të 39 Organizatave Joqeveritare në Kosovë kanë kërkuar shkarkimin e Ramadan Mujës si dhe inicimin e rastit të tij për keqpërdorim të detyrës zyrtare në Gjykatë Kushtetuese, në bazë të Ligjit për Vetëqeverisje Lokale.

Përfaqësuesi i Organizatës FOL, Petrit Zogaj, ka thënë se kërkesën ia drejtojnë kryeministrit dhe Qeverisë së Kosovës.


“Qëllimi i konferencës është bërja publike e një letre drejtuar kryeministrit të vendit, qeverisë së Kosovës në lidhje me qeverisjen në Prizren dhe pa diskutim në lidhje me tragjedinë e para disa ditëve që ndodhi në Prizren. Kjo është një prej aktiviteteve që ne si Organizata të shoqërisë civile kemi ndërmarrur pas protestë që ka ndodhur në Prizren dhe pas reagimeve të vazhdueshme që ne i kemi bërë”, tha ai.

Përfaqësuesi i Institutit GAP, Agron Demi, tha se në emër të 39 organizatave joqeveritare dhe të tjerave që janë duke iu bashkangjitur organizimit të tyre, kërkojnë nga niveli qendror me kompetencat që ua jep Ligji për Vetëqeverisje Lokale që të intervenojnë në rastin e Prizrenit duke e suspenduar kryetarin Ramadan Muja.

“Të gjitha këto tregojnë që qeverisja në nivel komunal, sidomos në komunën e Prizrenit ka degraduar dhe nuk është konform ligjeve, kushtetutës dhe kodeve të etikës. Ajo që kemi kërkuar sot nga ministri i Pushtetit Lokal është që të suspendoi kryetarin Ramadan Muja në afat 30 ditor dhe gjatë kësaj kohe ta procedoj rastin në Gjykatën Kushtetuese, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese zotëri Ramadan Muja mund të largohet edhe me një vendim të gjykatës vetëqeverisëse nga pozita që e ka si kryetar komune për shkak se ai e ka vendos që të mos e respektoj vendimin e gjykatës duke e prit edhe shkallën e apelit”, ka deklaruar ai.

Ndërsa, nëse vet OJQ-të kanë të drejtë ta dërgojnë rastin nà « Gjykatë ose jo, Demi tha se do të shqyrtohet edhe ky rast.

“Nuk jam ekspert ligjor, nuk e di por do ti shikojmë mundësitë ligjore tjera të cilat mund ti ndjellim si OJQ”, deklaroi ai.

OJQ-të kanë reaguar pas vdekjes së një trevjeçareje në Prizren pas shembjes së një objekti të vjetër në këtë qytet si dhe keqpërdorimeve të detyrës zyrtare të kryetarit të kësaj komune Ramadan Muja.

Në trend Lajme

Më shumë
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

Lajme
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Lajme
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Lajme
Zhduket një vajzë në Prishtinë

Zhduket një vajzë në Prishtinë

Kronika e Zezë
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”

Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”

Lajme
Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian

Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian

Lajme
Kalo në kategori